Panik në Rusi/ Amerika dërgon në Ukrainë armën më të fuqishme deri më tani

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, thuhet se ka vendosur të rrisë arsenalin e armëve që i ofron Ukrainës duke dërguar sisteme të avancuara raketore me rreze të gjatë. Këto armë janë në “listën e dëshirave” të Kievit për javë të tëra.

Uashingtoni ishte “i prirur” drejt dërgimit të sistemit si pjesë e një pakete më të madhe ndihme ushtarake dhe të sigurisë në Ukrainë dhe se ajo mund të publikohej që në fillim të javës së ardhshme.

Sipas Blic, Zyrtarët e lartë ukrainas, duke përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky , kanë bërë thirrje javët e fundit që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj t’i ofrojnë urgjentisht një sistem të shumëfishtë raketash.

Sistemi tjetër që Ukraina po kërkonte ishte një sistem raketash me lëvizshmëri të lartë, i njohur si HIMARS.

Të premten, pasi u publikua lajmi se Amerika po përgatitej të dërgonte armët e kërkuara në Kiev, rusët paralajmëruan se kjo do të kalonte “vijën e kuqe”.

Tashmë besohet se Ukraina kreu sulme të shumta ndërkufitare brenda Rusisë, të cilat zyrtarët ukrainas as i konfirmojnë dhe as i mohojnë. Zyrtarët rusë kanë thënë publikisht se çdo kërcënim ndaj atdheut të tyre do të ishte një përshkallëzim i madh dhe thanë se vendet perëndimore.