“Do flas me emra e fakte”/ Evi Kokalari sulmon Belind Këlliçin: Turp të të vijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evi Kokalari ka sulmuar deputetin Belind Këlliçi, i cili ishte ndër më të votuarit në zgjedhjet për kryesinë e PD.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kokalari akuzon Këlliçin se ka lobuar për tu votuar si anëtar i kryesisë.

Kokalari shprehet se është e gatshme që të flasë me emra e fakte konkrete nëse manipulohen votat në votimin e së premtes për nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm.

Reagimi i Kokalarit:

Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qënë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di fare mirë si e arriti, bën mirë ta përdorë për ata që e rrethojnë dhe jo për njerëzit me IQ të konsiderueshme.

Turp ti vi Belindit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorrën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 Maj.

Nuk është aspak etike që një anëtarë i Këshillit të loboj për miqtë e tij kundër anëtarëve të tjerë.

Ky quhet orientim vote dhe është një lloj manipulimi i vullnetit të lirë. Ky akt duhet të ndëshkohet nga Komisioni i etikës nëse PD do këtë një.

Turp edhe për ata që nisën një list lobimi për Kryesi në mëngjesin e 22 Majit, duke lënë jashtë deputet dhe njerëz që vërtet i janë gjëndur Sali Berishës pranë që ditën e parë dhe që doktori i kishte dhënë një shans të barabartë për Kryesi, ashtu siç dhe e meritonin.

Ju jeni po aq të shantazhueshëm sa ishit me Lulzim Bashën, dhe helbete ju jeni të fundit që ju bashkuat karvanit të Berishës.

Lexo edhe :  “Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Ja, ky është karakteri, integriteti dhe hipokrizia juaj.

Kam katër javë që bëj luftë pikërisht për të mbrojtur votën e 22 Majit dhe të 3 Qershorit, dhe nuk do t’ju lë ti merrni votë individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe disa të tjerëve nëse ata kandidojnë këtë të Premte. Këta e kanë treguar integritetin dhe kapacitetin e tyre dhe kanë aq dinjitet që mos ngelen krijesa të lobimeve.

Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/orientohen. Do flas me emra, mbiemra dhe fakte!!

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV