Rama në OKB: Krimet në Ukrainë të ndëshkohen, u detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e tij në OKB, kryeministri Edi Rama tha se krimet e luftës në Ukrainë duhet të dënohen. Rama tha se Shqipëria do të vijojë të kërkojë drejtësi, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha që të flasim me vepra se i detyrohemi viktimave të gjenocidit në Srebrenivcë, njëjtë siç i detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë. Shkelësit e të drejtave të njeriut, Rama tha se duhet të dënohen dhe të mos kenë vend në botën tonë, por të përfundojnë pas hekurave njëjtë si Sllobodan Millosheviç.

“Vlerat tona themelore, të të drejtave të njeriut vijojnë të shkelen në mënyrë sistematike dhe masive. Të gjitha shkeljet e rënda duhen trajtuar me të njëjtën rëndësi. Këto vlera e enigma sanksionohen në atë çka ne e quajmë e drejta ndërkombëtare, ato shfaqen në kuptimin e vërtet në kohë vështirësish, krizash konflikte e luftëra. Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu, 10 mln njerëz janë dashur të vdesin përpara se zbulonim e pranonim parimet e së drejtës ndërkombëtare. Miliona të tjera sakrifikuar për ne për të pranuar përgjegjësinë tonë kolektive për të vepruar në bazë të rregullave dhe për të dhënë llogari kur nuk jemi në gjendje apo nuk kemi vullnet t’i respektojmë ato.

Të gjitha shkelet e rënda të së drejtës ndërkombëtar duhen trajtuar me të njëjtën shkallë drejtësie, siç ka thënë Martin Luther King ‘Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo, siç edhe ka thënë Luther King. Jemi të vetëdijshme që gjendemi në stres të jashtëzakonshme, dhe ne e dimë që kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën , institucionet tona bëhen më të dobëta. Ne mund të ndihemi edhe të dëshpëruar edhe të paduruar ndaj shkelësve që veprojnë të lirë.

Lexo edhe :  Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Shqipëria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë përballë përpjekjeve për të vënë në vend të drejtësisë. Na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më se i detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktima të gjenocidit në Srebrenivcë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorë. Të qëndrojmë në mënyrë të vendor e të mohojmë kontekstin e këtyre krimeve. Mohimi i gjenocidit dhe thirrje për dhunë, duhet ët dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, të botës, llogari dhënia sjell përgjegjësi, përgjegjësia sjell veprim, veprimi përforcon drejtësinë dhe e drejtësia kontribuon në paqe. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, tha Rama.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV