Mediat e Putin ironizojnë celebrimet ‘e ekzagjeruara’ të mbretëreshës britanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Televizionet ruse vunë në lojë sot celebrimet ekstavagante të fronit të mbretëreshës së Britanisë, duke i quajtur vetëm një “largim të vëmendjes” nga skandalet e kryeministrisë dhe të uljes dramatike të standardeve të jetesës, që kanë ardhur si pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë pas konfliktit.

Rrjeti ‘Rossiya-1’ duke raportuar direkt nga Londra shkruante se si pasojë e sanksioneve, Britania po përgatitet për ndërprerje energjie elektrike, “por megjithatë ka gjetur paratë për celebrime të pakursyera të jubileut të monarkes”.

“Mbretërimi i Elizabeth II është dëshmi e shembjes së fundit të perandorisë britanike”, citonte Daily Mail komentet e mediave ruse.

Rossiya-1 thoshte më tej se tashmë kolonitë britanike në detin e Karaibeve duan të shkëputen nga mbretëresha dhe po tregohen anti-britanike me deklarata ku kërkohen kërkesa ndjese dhe dëmshpërblime për periudhën e skllavërisë.

Një tjetër kërcënim për mbretërinë është fitorja e partisë nacionaliste Sinn Fein në Irlandën e Veriut, thuhet në raportimet ruse, që mund t’i hapë rrugë bashkimit të ishullit të Irlandës.

“Funksionet perandorake të botës anglo-saksone, i kanë kaluar prej kohësh tashmë Shteteve të Bashkuara, edhe pse Boris Johnson po përpiqet të ringjallë influencën në kontinentin evropiane duke ndërhyrë në mënyrë aktive në Ukrainë”, thuhet në raportim.

“Qëllimi i kësaj është largimi i vëmendjes së brendshme nga problemet si festat ilegale në kryeministri dhe rënia e përgjithshme e standardeve të jetesës në vend.

Komentet për energjinë elektrike i referoheshin disa deklaratave nga qeveritarë britanikë që thanë se energjia elektrike mund të racionohet për rreth 6 milionë shtëpi për disa muaj, në rastin e skenarit më të keq.

Megjithse Britania nuk përdor shumë gaz rus, ajo mund të gjendet duke konkuruar me vende të tjera evropiane nëse furnizimi bllokohet në kontinent.

Lexo edhe :  Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Televizionet ruse kanë shprehur shpesh përçmimin ndaj politikave britanike dhe kanë kërcënuar me luftë Britaninë, SHBA e NATO-n.

Propaganda bombastike e Kremlinit ka si të nxisë patriotizmin te rusët dhe të drejtojë narrativën kundër Perëndimit.

Prezantuesi i njohur rus Vladimir Solovyov – i njohur ndryshe si ‘zëri i Putin’ – ka kërcënuar të përdorë raketa bërthamore Zircon kundër Britanisë, madje duke shtuar se sulmi ndaj rus ndaj Britanisë duhet të ndalojë vetëm kur të merret kontrolli i monumentit pre-historik Stonehenge në Britaninë qendrore.

Të fundit

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

Lajme të tjera

Web TV