Presidenti i ri/ Gjiknuri: Pasdite nxjerrim emrin nga zarfi, do të jetë kandidat dinjitoz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se sot pasdite do të bëhet publik emri i kandidatit që PS do të dërgojë në parlament si kandidat për president.

Ai u shpreh se do të jetë një kandidat shumë dinjitoz për marrjen e këtij posti, ndërsa kritikoi opozitën për bërjen publik të emrave të kandidatëve të saj, ende pa u zyrtarizuar ata.

“Ne shpresojmë dhe jemi të bindur që do kemi një president të zgjedhur shumë shpejt. Nuk do të ishte etike për mua që të përmend emra. Emrat kanë qenë diskutim i brendshëm. Nuk është e thjeshtë të luhet me emra. Opozita nuk qe e aftë të negociojë pa pasur public emrat.

Për sa kohë jemi brenda një forumi drejtues të PS, mendoj se aty do diskutohen të gjitha emrat që janë hedhur në diskutime. Mos u bëni të padurueshëm. Sot pasdite do të mësoni edhe kandidatin që do të jetë kandidat shumë dinjitoz”, tha Gjiknuri.

Të fundit

Romenët, historia e pushtimit paqësor

Etapat që sollën romët nga India në të gjithë botën. Marshi i gjatë i popullit rom Një popull i padeshifrueshëm, populli...

Parashikimi, “Orbital” i Samantha Harvey do jetë libri më i shitur në Britani

Shoqata e Librarive foli me stafin i cili gjithashtu theksoi James nga Percival Everett, dhe gjithçka nga autobiografia e Chris Hoy deri te një...

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë...

Shpërblime për “të varfërit” e administratës dhe policisë

Qeveria ka vendosur që për festat e fundvitit disa kategori të punonjësve të administratës që paguhen më pak, do të marrin shpërblim nga 10-15...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin/ Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Linda Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV