Rama: I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“I dhamë vendit një President normal, një figurë të pakontestueshme nga ana e integritetit, humanizmit e përkushtimit për vendin.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pasi në raundin e katërt Kuvendi zgjodhi Bajram Begajn me 78 vota “pro” si pasues të Ilir Metës.

“Kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur që në krye të herës. Të gjitha reagimet flasin për këtë. Përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, flas përtej saj. I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, të humanizimit dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit,” tha Rama.

Morët vetëm një votë nga opozita…

“S’ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik i procesit por që ky proces u kurorëzua me provë të prekshme që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten, për të bërë më të mirën që zgjedhjet dhe vendimet, aktiviteti ynë si shumicë, të shkojnë në interes të shqiptarëve.”, theksoi kryeministri.

 

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV