Nigeriani kafshon dhe i këput gishtin shqiptarit, si nisi sherri për vajza në plazh

Një skenë kanibalizmi ka ndodhur në një prej zonave më të populluara në Itali gjatë një sherri mes shqiptarëve dhe nigerianëve. Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet e Rinimit ku dy shqiptarët 26-vjeçarë u përballën me dy moshatarë nigerianë.

Njëri prej nigerianëve i ka shpëtuar për momentin forcave të rendit italiane, ndërkohë që një prej shqiptarëve gjendet i arrestuar por edhe pa një pjesë të gishtit.

Arsyet që shkaktuan dhunën e verbër mes katër personave nuk janë sqaruar ende, por dëshmia e shqiptarit ende të traumatizuar, sipas avokates së tij Paola Zavatta, tregon se gjithçka filloi sepse disa vajza që shoqëronin shqiptarët në plazh, rreth orës 3 të mëngjesit, nuk treguan interes ndaj ngacmimeve të afrikaneve që ndodheshin aty. Provokimet degjeneruan në sulme ku u përdorën gjerësisht edhe çadrat e plazhit.