Dalin pamjet, trafikantët e ilaçeve numërojnë tufat e parave dhe i shkëmbejnë dorazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Bergamos dhe Karabinierët e Milanos, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, kanë ekzekutuar 10 masa sigurie ndaj një grupi kriminal të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë pasi akuzohen për emigracion të paligjshëm, mashtrime ndaj Sistemit Shëndetësor Italian, korrupsion, krime të falsifikimit dhe trafikim të paligjshëm të drogës. Shtatë persona janë arrestuar dhe tre janë në kërkim. Njëkohësisht është ekzekutuar edhe një aktvendim për sekuestrimin e mbi 500 mijë eurove në llogaritë rrjedhëse që u atribuohen të dyshuarve.

Masat paraprake (6 me burg, 3 arrest shtëpie dhe 1 me detyrim paraqitje) dhe kontrollet u kryen nën udhëheqjen e Eurojust-it, i cili ngriti një grup të përbashkët hetimor si në territorin italian, në provincat e Milanos, Kremones dhe Monza dhe Brianza por edhe në Shqipëri. Hetimi është unik në llojin e tij pasi ka zbuluar një bandë kriminale, që vepron midis provincës së Milanos dhe Shqipërisë, e aftë për t’u ofruar qytetarëve shqiptarë një gamë shërbimesh, si aksesi në shërbime të shtrenjta shëndetësore spitale private në Lombardi; e drejta për të hyrë në Itali për arsye shëndetësore në periudhën kur udhëtimet ishin të kufizuara për shkak të emergjencës pandemike. Një treg i zi barnash është zbuluar pasi, ilacet merreshin nga shoqata në Itali dhe me bashkëpunimin e disa farmacive, eksportoheshin ilegalisht në Shqipëri dhe tregtoheshin më pas ilegalisht.

Nga hetimet është zbuluar se mjekët e korruptuar në Shqipëri dhe Itali lëshonin dokumenta të rreme që vërtetonin nevojën urgjente të shqiptarëve për shërbime shëndetësore në Itali duke lejuar hyrjen e tyre në Itali. Banda kriminale në sajë të një aktiviteti korruptiv sistematik të punonjësve publikë, siguronte lëshimin e kartave të shëndetit në emër të subjekteve të huaja, të cilët më pas përfitonin kujdes shëndetësor falas por edhe ilaçe. Nga hetimet është zbuluar një shtetas shqiptar me letra italiane i cili konsiderohet si lidhja mes bandës kriminale dhe punonjësve të ndryshëm shëndetësor. Përmes pamjeve të kapura nga përgjimet ambientale të personave të përfshirë në këtë bandë u bë zbulimi i shumave që mjekët dhe infermierët merrnin për punën që bënin.

Lexo edhe :  Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Nga përgjimet telefonike dhe ambientale, është bërë e mundur sekuestrimi i barnave me vlerë 20 mijë euro. Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin. Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

Të fundit

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër! “Na ofrojnë dyqane me 5 mijë euro metri”

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sot përpara Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman që u kërkon...

“20 vjet në zyra, asnjë shërbim qytetarëve”. Rama e ka seriozisht me Vlorën

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve...

Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës: Kujdes euforinë!

Nga ERVIN BAKU Nesër, e Martë, 8 Korrik dhe të Enjten, 10 Korrik,  skuadrat shqiptare debutojnë në Kupat e Europës së UEFA-s, sezoni 2025-2026. Shorti,...

Rusia shton agresivitetin, Gjermania përgatit një porosi gjigante armësh

Si pjesë e krijimit të brigadave shtesë të Bundeswehr-it për të mbështetur NATO-n, Gjermania po shqyrton prokurimin e deri në 2 mijë e 500...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat nesër

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV