“Spanja merr frymë”/ Titujt e mediave kryesore sportive

Disa nga titujt kryesorë sportivë të gazetave europiane:

La Gazzetta dello Sport i kushton faqen e parë merkatos së Interit, me emrat e Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala në qendër të vëmendjes: Inzaghi voton Lukakun.

“Gjueti për Milanin”, ky është titulli kryesor i Corriere dello Sport e cila shkruan mbi merkaton e Klubit kuqezi.

“AS” vjen me titullin: Spanja merr frymë, një gol nga Sarabia i jep fitoren La Rojas.

Mundo Deportivo shkruan: La Roja është ende gjallë. Skuadra arrin një fitore jetike.

Faqja e parë e Tuttosport hapet me përmbledhjen e Milanit dhe tregun e transferimeve.