Reja: Qershori “macja e zezë”, mungon lojtari që mund të zgjidhi ndeshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja dështoi sërish në eksperimentin ndaj Estonisë, pasi nuk ia doli të bënte autokritikën pas asaj humbje ndaj Izraelit në Nations League, me duelin e sotëm që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas kësaj sfide trajneri, Edy Reja theksoi  se qershori është një muaj i vështirë për të tijtë, teksa u shpreh se edhe mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit zbehu motivimin.

Pse skuadra vuan kaq shumë për të goditur portën dhe shënuar? Është një jetë që flitet për këto situata, por në këtë periudhë fundi të kampionatit, është e vështirë të gjesh stimuj. Ishin të gjithë të lodhur dhe me gjithë respektin për djemtë, që kanë punuar mirë dhe janë stërvitur, por ka qenë e vështirë që të japin maksimumin. Kam provuar disa lojtarë të rinj dhe kam parë disa gjëra pozitive, për të qenë besimplotë për të ardhmen. Dukej si një ndeshje e luajtur në mes të gushtit dhe dihen vështirësitë në situata të tilla. Ndeshje të tilla nuk kanë rëndësi në shumë aspekte, pasi duhet të kemi parasysh edhe faktin që nuk kishte tifozë dhe kjo e zbeh akoma më shumë motivimin e lojtarëve.

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë jo, nga lojtarët dhe testet që bëtë sot? Në mënyrë të veçantë nuk më pëlqen fakti që shkojmë shumë pak në fundore dhe nuk arrijmë të japim krosimet e duhura, për të rrezikuar portën. Kishim punuar shumë, por nuk kemi lojtarët e duhur për të bërë këtë, pasi duhen futbollistë teknikë, që kanë cilësi për të marrë fundoren dhe për të fituar dyluftimet një kundër një. Më pëlqyen bajrami dhe Muçolli, që janë të rinj dhe treguan personalitet e cilësi. Edhe Mersinaj e Çokaj kanë bërë mirë, por janë lojtarë të perspektivës. Po ndjekim edhe futbollistë të tjerë nëpër Europë, për të gjetur 2-3 të talentuar, që të zgjidhim edhe këtë problem që thamë sot.

Nëse nuk kemi lojtarët e duhur për këtë lloj skeme, pse nuk provojmë diçka tjetër? Mund edhe të ndryshojmë dhe madje edhe sot lëvizëm diçka, duke aktivizuar Uzunin bashkë me Brojën dhe Vrionin. Nuk mendoj se duke ndryshuar skemë, mund të bëjmë ndonjë gjë të shumë, por luajmë kështu për të pasur më shumë siguri. Duhet të bëjmë diçka më tepër nga mesfusha e lart, pasi na mungojnë lojtarët që mund të na zgjidhin ndeshjen, sidomos në sfida si kjo ndaj Estonisë, ku kundërshtari mbrohet me forca të shumta. Ne jemi një skuadër e mirë, por vetëm nëse luajmë si grup dhe sakrifikojmë. Mund të luajmë si të barabartë me kundërshtarë si Polonia, Hungaria etj., por duhet të krijojmë një grup solid, me lojtarë që e duan fanellën dhe sakrifikojnë për të. Unë kur kam ardhur kam folur me disa nga lojtarët e vjetër, të cilët më kanë thënë se me skemën me katër mbrojtës, nuk kemi siguri. Unë si trajner kam aplikuar edhe skema të tjera, por mendoj se kjo është skema e duhur që ekipi të ketë siguri në fushë.

Të fundit

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një...

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

15 Marsi – dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Botërori 2030 luhet me 64 skuadra

FIFA kërkon të rrisë numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, me 64 të tilla në 2030-n. FIFA ia doli të...

Në kërkim për drogë, vjedhje e plagosje, katër të arrestuar në Tiranë

Katër shtetas janë arrestuar nga policia, në vijimësi të operacionit të koduar “Catxh”. Njëri prej të arrestuarve, ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit...

Lajme të tjera

Web TV