Burgim përjetë pasi ekzekutoi gruan/ Piloti grek ndan qelinë me vra*sësin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i cili në një histori makabër vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Crouch në shtëpinë e tyre luksoze në Athinë, ka njoftuar mediat se është i frikësuar për jetën e tij.

Pas marrjes së dënimit, Babis është transferuar në një qeli me një vrasës tjetër dhe mendon se shoku i tij i dhomës mund ta vrasë. Javën e kaluar mediat zbuluan se ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino, 250 milje në veri, i cili konsiderohet si “Alcatrazi grek”.

Ai tani po ndan qelinë me një vrasës të paidentifikuar shqiptar dhe Babis dhe avokati i tij janë të shqetësuar për jetën e tij mes frikës se një “kontratë vdekjeje” rëndon tani mbi të, pasi më herët ai kishte akuzuar shqiptarët dhe gjeorgjianët si grabitësit që ekzekutuan bashkëshorten e tij Caroline.

Të fundit

Miratohet vendimi për rekrutimin e detyrueshëm, Danimarka fut gratë në ushtri

Teksa agresioni dhe investimet ushtarake ruse rriten, Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për...

Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Javët e fundit,...

Po vjen epoka e re e administrimit të pallateve, Mazniku prezanton projektligjin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”. Ai synon...

Shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje të zonës

Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe...

Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD do ankohet për zgjedhjet në SHBA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputeti i sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, deklaroi se opozita po vijon procesin e...

Lajme të tjera

Web TV