Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nisen drejt Kievit, do takohen me Zelensky-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, janë nisur pak çaste më parë drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë dy fotografi nga aeroporti i Rinasit, teksa ka ngjitur shkallët e avionit “Air Albania” së bashku me Abazoviç.

Dy kryeministrat shqiptarë do të takohen në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama në Facebook.

Plani i Abazoviç ishte që ta vizitonte Kievin me të gjithë liderat e Ballkanit Perëndimor, në shenjë mesazhi mbështetjeje për Ukrainën dhe orientimin pro-perëndimor të rajonit.

Por duket se një vizitë e tillë ka qenë e paimagjinueshme nga aleati i Kremlinit, Aleksandar Vuçiç dhe kolegët e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ftesën e ka refuzuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski.

Të fundit

Mbërrijnë votat e para të diasporës në Shqipëri

Kanë mbërritur në Republikën e Shqipërisë votat e para të diasporës. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se...

Dosja “Metamorfoza”, biznesmeni Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i pandehur në dosjen "Metamorfoza", tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar. Përmes avokatit të tij, Gurali Brahimllari, Gjoka tha se çështja nuk mund...

“Do marrim më shumë mandate sesa kemi”, Rama: Ore ja hoqën gjë “non gratën” bufit?

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se Partia Socialiste do të marrë më shumë mandate nga sa aktualisht në zgjedhjet parlamentare...

Milaim Zeka e thotë troç: Egli nuk e meritonte finalen

Milaim Zeka u shpreh në Fan Club se Egli arriti finalen nga Gjesti dhe të gjitha meritat i takojnë atij. Mirëpo kjo u kundërshtua nga...

“Lufta” tregtare SHBA-Kinë, ari arrin rekord të ri çmimi

Ari është rritur në një nivel të ri pasi investitorët shqetësohen për ndikimin e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kinës. Ari arriti në 3,357.40 dollarë...

Lajme të tjera

Web TV