Samiti i BE, Rama: Shqipëria dhe MV nuk do hapin zyrtarisht bisedimet për anëtarësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nuk pret që një samit i BE-së javën e ardhshme t’i hapë rrugën vendit të tij për të filluar bisedimet e anëtarësimit dhe për këtë fajësoi Bullgarinë.

Të gjitha qeveritë e BE-së ranë dakord që në mars 2020 t’i japin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Por negociatat nuk kanë nisur ende pasi Bullgaria këmbënguli se donte lëshime nga Maqedonia e Veriut në mosmarrëveshjet dypalëshe që prekin gjuhën, historinë dhe identitetin.

Edhe pse bllokada e Sofjes vlen vetëm për Maqedoninë e Veriut, BE-ja ka shqyrtuar anëtarsimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut së bashku, kështu që edhe Shqipëria është në fakt e bllokuar.

Në një intervistë për Politico, Rama e bëri të qartë se ishte pesimist.

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për anëtarësim”, tha ai, i ulur në një kolltuk lëkure kafe në zyrën e tij në Tiranë.

I pyetur nëse ndonjë lider i BE-së kishte sinjalizuar se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama u përgjigj: “Çfarë sinjalesh mund të japin? Nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë e mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë, dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria.

Rama tha se nuk priste që liderët bullgarë të ndryshonin qëndrimin e tyre, pasi ata e kanë bërë mosmarrëveshjen në një çështje kaq të madhe sa ishte shumë e vështirë të tërhiqesh.

“Është një spirale. Ata kanë hyrë në një spirale. Dhe nga kjo spirale, është shumë, shumë e vështirë të dalësh”, tha Rama, i cili do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Bruksel përpara samitit.

Lexo edhe :  Berisha premton se do ju kthejë shqiptarëve lekët e korrupsionit të Ramës

Zyrtarët bullgarë kanë mbrojtur qëndrimin e tyre, duke këmbëngulur se ata thjesht po i kërkojnë Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahet angazhimeve të mëparshme dhe të kërkojë të mbrojë të drejtat e bullgarëve në vend.

Maqedonia e Veriut, nga ana e saj, ka deklaruar se po bën përpjekje me mirëbesim për t’u angazhuar me Sofjen dhe theksoi se një mosmarrëveshje dypalëshe nuk duhet të pengojë fillimin e bisedimeve midis BE-së dhe një anëtari të mundshëm.

Rama konfirmoi se nëse nuk ka përparim këtë muaj, ai do të kërkojë që oferta e anëtarësimit të Shqipërisë të trajtohet veçmas nga ajo e Maqedonisë së Veriut – një hap që BE deri tani ka hezituar ta ndërmarrë, me zyrtarët që argumentojnë se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.

 

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV