Krimi horror në Spanjë/ Del autopsia: Nëna shqiptare mbyti të birin 2 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i parë i autopsisë së djalit 2-vjeçar, i cili dyshohet se është vrarë nga nëna e tij në Spanjë, ka dëshmuar keqtrajtimin e vazhdueshëm të të miturit nga e ëma shqiptare, e cila ndodhet në burg.

Përfundimet e mjekësisë ligjore flasin për një endemë pulmonare, që mund të shpjegojë disa shenja në qafë, që ngjallin dyshime se nëna ka tentuar ta mbysë të birin, si dhe për gjakderdhje të brendshme e lëndime të ndryshme në kafkë, shkruajnë mediat spanjolle, teksa publikojnë edhe pamjet e të resë shqiptare në burg.

Ndërkohë, sipas vajzës 8-vjeçare të gruas, nëna e ka lënë djalin pa ndjenja, duke e mbytur me peshqir.

Sipas mediave spanjolle pas krimit shqiptarja ka telefonuar policinë duke thënë se në banesën e saj ndodhej pajetë djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë pasi ishte rrëzuar.

Menjëherë në banesën e saj në komunën e Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dy vjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera si pasojë e dhunës së ushtruar.

Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune. Menjëherë është vënë në pranga gruaja shqiptare.

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV