“Nga Shqipëria, me dashuri”! Ukrainasi mbledh para për luftën në mënyrën e pazakontë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej pak muajsh Ukraina ndodhet nën pushtimin e ushtrisë së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Tashmë janë rrënuar shumë apartamente, shkolla dhe spitale. Gjithashtu ka dhe mijëra persona që kanë ndërruar jetë.

E teksa vendi ndodhet në luftë, ukrainasit duket se po shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të mbledhur para, në mënyrë që të mbështesin trupat lokale.

Ky është tasti i një studenti 22-vjeçar, Anton Sokolenko. Ky i fundit është student i Teknologjisë Informative –IT me bazë në Cherkasy të Ukrainës qendrore. Ai ka arritur që deri tani të mbledhë mijëra dollarë përmes marrëveshjes prej “40 dollarë për predhë”.

I riu “shet mesazhe me porosi”, të cilat shkruhen në predha artilerie me të cilat ushtarët ukrainas po qëllojnë në drejtim të forcave ruse. Mesazhet e 22-vjeçarit janë publikuar në mediat sociale dhe në do shkruhej si “Gëzuar Ditën e Babait”, “Nga Shqipëria, me dashuri”, dhe jo vetëm.

“Ju keni mundësinë të luftoni ‘Orc-ët’ me një granatë artilerie 82 mm që do të qëllohet kundër ushtarëve rusë”, thuhet në një nga postimet promovuese të Sokolenko.

(Orc është një fyerje e zakonshme ukrainase për ushtarët rusë). Dhe pas kësaj, “ju do të merrni një foto të granatës suaj të nënshkruar”.

Sokolenko i BI se kjo është një marrëveshje joformale dhe nuk është e miratuar nga komandantët e lartë ushtarakë ukrainas. Dhe imazhet, tha ai, nuk ka gjasa të tregojnë identitetin dhe vendndodhjen e ushtarëve.

“Business Insider “ shkruan se Sokolenko bëri të ditur se ai pranon porosi në internet, veçanërisht përmes kanalit të tij Telegram, dhe punon me një OJQ lokale për t’i shkruar predhat. Më pas ai dërgon fotografitë dhe ia kalon 40 dollarët OJQ-së.

OJQ-ja, “Qendra për Asistencë për Ushtrinë, Veteranët dhe Familjet e tyre”, konfirmoi në mënyrë të pavarur për BI se Sokolenko është një vullnetar i regjistruar që i ka dërguar më shumë se 18,000 dollarë.

Lexo edhe :  Avioni merr flakë gjatë fluturimit në Kanada, shkak… një lepur

Kështu ai siguron pajisje taktike dhe mallra për batalionet aty pranë. Në këtë drejtim, Sokolenko tregoi se me paratë e mbledhura deri më tani kanë blerë dy sisteme Starlink, një kamionçinë dhe jo vetëm. OJQ-ja ofron gjithashtu radio, ilaçe dhe ushqime.

“Unë nuk jam aq i guximshëm për të marrë pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët të qëndrojnë gjallë dhe të vrasin armiqtë”, tha ai. “Në fillim të luftës nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”.

Ai bëri kokteje molotov, siç bënë shumë ukrainas në fillim të luftës, por shpejt vendosi se mund të ishte më i dobishëm diku tjetër.

Andaj, ai vendosi t’i përkushtohej mbledhjes së fondeve, duke hapur një kanal Telegram që rishpërndau video ushtarake virale, duke fituar rreth 12,000 ndjekës në këtë proces.

Pasi fitoi 1600 ndjekësit e tij të parë, ai iu afrua OJQ-së dhe i pyeti se çfarë kishin nevojë për të blerë.

Më pas, në maj, atij i lindi ideja për projektin me mesazhe mbi predha, kur pa se ushtarët po i shkruanin mesazhe të tilla si hakmarrje për kolegët e tyre të rënë në luftë.

Siç vë në pah Business Insider, porositë e tjera kanë ardhur nga e gjithë bota, duke dërguar “dashuri” nga vende si Belgjika, Gjermania, Shqipëria dhe Australia.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me “etikën e projektit”, Sokolenko tha: “Është paksa një pyetje provokuese, por si ukrainas – si çdo ukrainas – mund të them se jam i lumtur të di që u vranë sa më shumë ushtarë rusë”.

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV