Shmanget tragjedia në ujërat greke, shpëtohen 108 refugjatë nga Turqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rojet bregdetare greke gjetën mbrëmjen e së shtunës, 19 qershor, një varkë me emigrantë ilegalë të bllokuar në ujërat greke.

Varka pa drejtues e cila rrezikonte përmbytjen është gjetur 2,5 milje në jug të ishullit Rineia, i cili ndodhet afër Mykonos, dhe 1,8 milje detare në jug të Delos.

Deri më tani autoritetet portuale kanë shpëtuar 108 refugjatë ndërsa 8 emigrantë të tjerë rezultojnë të zhdukur, midis tyre tre janë fëmijë të moshës 3 , 8 dhe 15 vjeç raporton protothema.gr.

Mediat greke raportojnë se shpëtimi i refugjatëve ka qenë i vështirë për shkak të erërave të forta të cila kanë arritur deri në 6 ballë.

Në operacionin e kërkim shpëtimit po marrin pjesë anijet portuale greke dhe dy helikopterë.

Varka me refugjatët ilegalë është nisur nga Turqia, ndërsa destinacion ka pasur Italinë.

Sipas kërkimeve të para në varkë me vela , nuk kishte asnjë pajisje shpëtimi, ndërsa asnjë nga të mbijetuarit nuk kishte veshur jelek shpëtimi, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e personave që transportuan emigrantët ilegalë duke i vënë në rrezik për jetën.

Të fundit

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh –...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Lajme të tjera

Web TV