Sherri Rama-Kurti me Dua Lipën në mes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skënder Minxhozi

Në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Shqipëri ishin kundërshtarë politikë. Madje njëri prej tyre votoi për rrëzimin e tjetrit, duke kaluar një kufi shtetëror e duke habitur jo pak njerëz me veprimin e tij krejt jodiplomatik dhe të pamatur për një politikan të një shteti tjetër. Megjithatë mosbesimi dhe skepticizmi mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit daton shumë kohë para se zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të nxirrnin fitues për të tretën herë kryeministrin aktual shqiptar.

Mes Ramës dhe Kurtit nuk ka pasur kurrë kimi, mes tyre nuk ka miqësi, ata nuk ndajnë as bindje, shije apo vizione të përbashkëta. Janë dy shtetarë që e tregojnë për së largu se nuk duhen, se shohin me dyshim çdo gjë që bën tjetri, se paragjykojnë më shumë sesa gjykojnë ato që thonë e shkruajnë mes tyre. Janë dy politikanë që i bashkon thuajse vetëm mopëlqimi reciprok, i mbështetur mbi dy modele politike, kulturore e personale krejt të ndryshme mes tyre.

Rama dhe Kurti po luajnë luftash prej disa muajsh mes tyre në një fushëbetejë imagjinare që ka nisur tek pandemia, e më vonë është shtrirë thuajse në çdo pikëtakimi që egziston sot mes dy shteteve. Mbledhjet e përbashkëta dhe takimet reciproke janë vetëm momentet kur ftohja mes të dyve shfaqet së afërmi. Pjesa tjetër, që nis me politikën rajonale, raportet me Serbinë, Ballkanin e Hapur dhe thuajse gjithçka tjetër që ka të bëjë me profesionin dhe postet që mbajnë, është një arenë e madhe e një rivaliteti e mërie të padukshme së jashtmi, por tejet të dukshme në humnerën që ka krijuar mes dy liderëve politikë me kalimin e kohës.

Lexo edhe :  Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Albin Kurti ka ecur deri tani në disa linja të qarta politikë konservatore, pritëse dhe statike në drejtim të Serbisë, ashtu sikurse një linjë ekonomike që paragjykon biznesin po aq me pasion sa sivllai i tij i Tiranës ecën në linjën e kundërt, duke e vënë biznesin në krye të sofrës me ose pa të drejtë. Janë dy drejtëza të kithta që nuk takohen askund, dy breza moshorë që paragjykojnë njëri-tjetrin në gjithçka dhe që me karakteret e tyre të fortë ushqejnë ndasi dhe urrejtje të heshtur mes vetes. Aq e fortë është kjo mëri në distancë, saqë Albin Kurti, një majtist që disa e quajnë edhe enverist, ka gjetur strehë dhe afërsi tek Sali Berisha e Ilir Meta, për të cilët dihet si ka menduar në të shkuarën.

Ballkani i hapur ka qenë kapaku prej plumbi mbi këtë raport të vështirë dypalësh. Kurti ka luajtur me ndjenjën antiserbe në Kosovë, e ta bësh këtë në një terren si ai i Kosovës së sotme është diçka e lehtë dhe pa kosto në pamje të parë. Duke yshtur frikën patologjike ndaj çdo gjëje serbe, Albin Kurti e ka pasur të lehtë ta mbajë në mënyrë të sforcuar dhe pa logjikë vendin e tij jashtë formatit në fjalë. I ndihmuar në këtë mision të mbarsur me patriotizëm fals dhe paragjykime të pajustifikuara, edhe nga deklarata e qëndrime absurde e pa bosht të Edi Ramës, si në rastin e intervistës së fundit në portalin politico.eu, ku hidhte ide të tipit “Serbia është në rrugën e duhur….presioni i shtuar perëndimor mbi Beogradin mund të dëmtojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”!

Të fundit

810 mijë euro të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë

Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes...

“Artur Zheji ndihmoi që të rritej jehona e kërkesës së Kosovës për liri”

Për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në...

“Gaza do të rrafshohet!” Izraeli vijon sulmet

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës nga e shtuna deri të dielën, duke shkatërruar ndërtesa...

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker,...

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta...

Lajme të tjera

Web TV