Kriza politike në Francë: populistët kundrejt elitistëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Milena Harito

 

Presidenti fancez Makron i porsazgjedhur nuk mundi të ketë një mazhorancë të qartë prej 289 deputetësh në zgjedhjet e së djelës 19 qershor. Eshtë larg, i mungojnë 44 deputetë.

Kjo situatë është e paprecedentë që prej vitit 1958, në rendin kushtetues francez të quajtur edhe « Republika e pestë » e cila bazohej ne pushtetin dykrerësh midis presidentit të zgjedhur nga populli çdo 7 vjet dhe parlamentit me zgjedhje mazhoritare çdo 5 vjet.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2000 ky ekuilibër ndryshoi duke shtuar peshën e presidentit e pakësuar atë të parlamentit. Parlamenti u kthye njëfarësoj në « noter » të vendimeve të presidentit. Pakësimi i pushtetit të parlamentit solli një krizë të përfaqësimit, sepse shumë rryma e sensibilitete nuk kishin më mindësi të shpreheshin e të ndikonin në parlament. Kjo ishte një ndër arsyet e rritjes së konfliktualitetit dhe protestave të « jelekverdhëve » në mandatin e parë të presidentit Makron.

Ekstremi i djathtë, RN – Rassemblement National në rritje të vazhdueshme që prej viteve 1980, por i diabolizuar gjerësisht prej vitesh, në zgjedhjet e këtij viti përmbyll një cikël. Në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale gati një votues në dy, 41% votuan Marine Le Pen, ekstremin e djathtë. Me zgjedhjet parlamentare të kësaj të djele, RN kaloi nga 8 deputetë në 2017 në 89 deputetë.

Nëse i shtojmë 89 deputetëve të ekstremit të djathtë, 137 deputetët e NUPES, konsideruar si njëfarë ekstremi i majtë , një ndër vijat ndarëse të këtyre zgjedhjeve mund të lexohet si populistët kundretjt partive klasike elitiste :makronistë dhe e djathta tradicionale.

Lëvizje tektonike e rëndësishme por e ngjashme me çka ndodhur në vende të tjera në dekadën e fundit, nga Italia në Brazil duke kaluar nga SHBA e Trump. Në këtë parlament shoqëria franceze është më e përfaqësuar në diversitetin e vet. Gjë që sjell përfaqësimin e më tepër sensibiliteteve e zërave në parlament ndoshta duke ju dhënë mundësinë të peshojnë në politika e duke i larguar nga manifestimi konfliktual në rrugë. Kryeministri si drejtues i mazhorancës do të duhet të ndërtojë koalicione politike me parlamentin për të qeverisur, qendra e gravitetit probabilisht do të zhvendoset nga presidenca drejt kryeministrisë.

Lexo edhe :  5G në Shqipëri, shpejtësi dhe frikë

 

Midis deputetëve të rinj ka dy zonja që punojnë si pastruese , disa shoferë etj.

Lëvizjet populiste të majta a të djathta qofshin, vetëshpallen si « anti establishment » dhe arrijnë të kenë një bazë të gjerë sepse çështja e rishpërndarjes së pasurisë mbetet qendrore në një botë ku pasuritë e një pjese të vogël janë gjithnjë e më të dukshme në sytë e çdokujt. Legjitimiteti i këtyre pasurive rivjen në vëmendje e rivendoset në pikëpyetje.

Nuk ka zgjidhje të thjeshtë për këtë çështje, e sigurisht nuk bëhet fjalë për tu kthyer në ekonomi të kolektivizuara. E gjitha kjo në sfondin e krizës klimatike e cila sjell konflikte të reja madhore nga shpërnguljet masive tek kriza e urisë që kërcënon qindra miliona njerëz këtë vit.

Mendoj se politika franceze është në një moment ndryshimi të rëndësishëm me rrënjë të thella.

 

Të fundit

Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

Parashqevi Simaku zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka...

Një divë në skenë si Edith Mihali, artistja zgjedh që të tregojë për veten përmes artit

Edith Mihali është një prej personaliteteve të skenës lirike shqiptare. Mjeshtre e Madhe dhe Artiste e Merituar, e kompletuar me studime për artet të...

Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

Studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë. Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin...

Ish-deputeti kërkon t’i marrë ‘vendin’ Silvinhos/ I nis letër Dukës: E mund Çekinë 100%

Ish-deputeti Selami Jenisheri i ka dërguar një letër Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, që të zërë vendin e Sylvinhos si trajneri i Kombëtares shqiptare...

Pas Alimehmetit dhe Hoxhës, një tjetër kandidate e PD kërkon rinumërimin e votave

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë se në bazë të këqyrjes...

Lajme të tjera

Web TV