Papa Françesku shfaqet i brishtë, dy persona e ndihmojnë të ulet në karrige (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spekulimet po vazhdojnë të rriten rreth shëndetit të Papa Françeskut, pas lajmeve për një dorëheqje të mundshme të tij. Edhe ditën e sotme Ati i Shenjtë u pa duke vuajtur në tentativën e tij për të ecur dhe ulur pa ndihmë në karrige.

Teksa thashethemet për dorëheqjen e Papës 85-vjeçar, i cili ka shërbyer për nëntë vite po përhapen pasi ai shtyu një udhëtim në Afrikë dhe njoftoi një takim të pazakontë kardinalësh, ditën e sotme Ati i Shenjtë u fotografua në vështirësi para audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan.

Ai dukej se ishte në siklet të dukshëm gjatë hipjes dhe zbritjes nga karrigia dhe shoqërohej nga dy ndihmës, të cilët në momente të caktuara shiheshin teksa e mbanin prej krahu për të suportuar lëvizjet e Papës.

Gjithsesi, Papa Françesku ishte ende në gjendje të mbante fjalimin e tij javor dhe të përshëndeste audiencën, ku foli gjithashtu për viktimat e tërmetit shkatërrues në Afganistan dhe për dhunën në Meksikë.

Më tej ai foli edhe për pleqërinë duke thënë se është “koha për të gjetur forcë në dobësi” dhe inkurajoi të moshuarit që të përqafojnë dobësinë dhe pafuqinë e tyre.

I penguar nga dhimbja në gju dhe i detyruar të përdorë një karrige me rrota javët e fundit, Papa shtyu një udhëtim në korrik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut javën e kaluar.

Ai njoftoi gjithashtu një vendim të pazakontë për të mbajtur një konsistori për të emëruar kardinalë të rinj gjatë një muaji pushimesh në Vatikan dhe organizoi takime për të siguruar që reformat e tij të mbeten të paprekura.

Konsistori i jashtëzakonshëm do të mbahet më 27 gusht, një muaj i ngadaltë i verës në selinë katolike, për të zgjedhur 21 kardinalët e rinj, 16 prej të cilëve do të jenë nën moshën 80 vjeç, në këtë mënyrë të drejtën për të zgjedhur pasardhësin e tij në një konklavë të ardhshme.

Të fundit

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

“Berisha flet si Maduro, po gënjen demokratët”

Gazetari Ardit Rada ishte i ftuar në “Off the Record” ku komentoi kërkesën e Sali Berishës drejtuar SHBA që të shpallë grupet kriminale në...

“Patronazhistët të shpallen të jashtëligjshëm”

Gazetari Poli Hoxha bëri në “Off the Record” një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe...

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë e rrëmbyen atë dhe,...

Lajme të tjera

Web TV