Shmanget tragjedia/ Kulla e Vrojtimit në “gjumë”, dy avionë 20 sekonda larg nga përplasja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i Ryanair i mbushur me pushues britanikë në rrugën e kthimit për në Mançester ka shmangur një përplasje në ajër me një manovër disa sekondëshe. Piloti u detyrua të devijojë në mënyrë dramatike nga kursi pasi pa një avion privat që po konvergonte në rrugën e tij të fluturimit.

Boeing 737 sapo ishte nisur nga aeroporti i Palma de Majorka kur sipas gjurmimit të radarit u gjend vetëm 30 metër larg nga avioni tjetër.

Avionët komercialë supozohet të mbajnë një largësi të rreptë prej 300 metra të zbatuar vertikalisht, ashtu si midis tre dhe pesë milje horizontalisht nëse janë në të njëjtën hapësirë ajrore.

Por, një hetim fillestar ka zbuluar se avioni i Ryanair ishte brenda 1 milje distancë nga avioni tjetër horizontalisht. Avioni komercial po udhëtonte me 150 mph dhe teksa të dy po rrisnin shpejtësinë, rrugët e tyre do të konvergjonin, me dy avionët që kanë qenë vetëm 20 sekonda larg nga përplasja.

Skandal është fakti se ekuipazhi i fluturimit të Ryanair e shmangu avionin tjetër privat, një Cirrus SF50, vetëm pasi e pikasi atë nga kabina në vend që të sinjalizohej nga kontrolli i trafikut ajror ose ndonjë nga sistemet e paralajmërimit në bord, siç duhej të kishte ndodhur.

Pasagjerët në fluturimin e 28 majit mendohet se nuk kanë qenë në dijeni të këtij incidenti dhe të dy avionët vazhduan të sigurt për në destinacionin e tyre, ndërsa shefat e aviacionit spanjoll kanë nisur një hetim për incidentin.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV