Shpresë për vizat/ Deputetja holandeze jep lajmin: Ne po ndryshojmë qasjen ndaj Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se qasja e Holandës rreth integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar.

Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon. Piri thotë se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.

Kjo është ajo çfarë ka shkruar Piri në rrjetin social Twitter.

Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin 🇳🇱:

– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që Holanda, së bashku më Francën, kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pasi mori përkrahje nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian për disa vite me radhë , Kosova pret që më datat 23 dhe 24 qershor të marrë lajmin e mirë edhe nga Këshilli i BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e saj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel.

Temë bisede mes tyre ishte çështja e liberalizimit të vizave, për të cilën po shpresohet se do të ketë ndonjë rezultat pozitiv në samitin e nesërm që do të mbahet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV