Belind Këlliçi: Lë mandatin e deputetit nëse vërtetohen akuzat e Evi Kokalarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i është rikthyer përplasjes me aktivisten Evi Kokalari. Ai u shpreh se deklaratat që janë bërë ndaj tij janë penale duke përmendur edhe akuza për lidhje me bandat e drogës, ku nënvizoi se nëse ato vërtetohen është i gatshëm të lërë mandatin.

“Është një çështje që nuk dua t’i dedikoj më shumë kohë se saj i kam dedikuar. Unë kam folur për këtë çështje. Nuk kam dashur të mbaj gjallë debatin brenda PD. Akuzat që më janë bërë janë penale. Kam kërkuar që ajo zonjë të vijë në gjykatë. Kam paditur zonjën për të sjellë provën dhe për të faktuar akuzat e rënda që i janë bërë personit tim.

Nuk besoj se ka ndonjë interes publik që të merremi me këtë çështje. Gjykoj që ka qenë mënyra më e mirë për t’u përgjigjur përballë kësaj situate. Nuk e di pse ajo më sulmon. Mua më janë bërë akuza që jam i lidhur me bandat e drogës. Nëse akuzat vërtetohen duhet të lë mandatin. Problemi është këtu. Unë kam vendosur të mbaj këtë qëndrim dhe nuk do ndryshoj. Ky është modeli im. Për këtë model kam bërë karrierë në PD deri më sot. Dhe qytetarët për këtë model më kanë votuar”, – deklaroi ai në MCN.

Këlliçi foli edhe për rolin e tij në Partinë Demokratike dhe aspiratën brenda saj.

“Nuk isha pretendent për sekretar të përgjithshëm të partisë. Në asnjë vend. Kam thënë që unë aspiratat e mia i kam që të kemi një PD që mund Edi Ramën. Nuk e di ku e shikoni Belindin jashtë kur kam disa pozita brenda në parti. Në kryesi u zgjodha. Jam kryetar forumi në detyrë, anëtar i kryesisë dhe deputet. Detyra ime është të përfaqësoj zgjedhësit.

Lexo edhe :  Berisha sfidon sërish Ramën: Pse nuk pranon debat me mua në studiot televizive?

Ne për fat të mirë i kemi dhënë fund debatit të brendshëm. Mbaroi. Sot PD ka një ekip të ri pavarësisht kritikave. Përherë proceset zgjedhore do kenë Kritika. Nuk ma mohon dot që u zgjodhëm me votë. Unë zoti Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi dhe zoti Luçiano Boçi garuam për postin e nënkryetarit në PD. Dy do fitonin. Këshilli Kombëtar votoi me votë. Kemi një problem me grupin parlamentar. Që nuk e di kujt i shërben. Nuk i kuptoj ata që mbështesin linjën e zotit Alibeaj”,  tha deputeti demokrat.

Të fundit

Kush janë 10 qytetet më me diell në Evropë? Kryeson Kartagjena në Spanjë

Nëse rrezet e diellit janë pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja verore, ka një destinacion evropian që e lë...

Arrestohet shoferja 70-vjeçarja në Shkodër, përplasi për vdekje një këmbësore

Një 70-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi teksa drejtonte makinën ka përplasur një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”, këmbësorja 65-vjeçare...

Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet e bukura të fëmijërisë: Gjyshi im…

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar sot Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj. Përmes një videoje në rrjetin e saj...

Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH

Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm. SPAK ka...

“E kam sharë për 12 vite, më ftoi për kafe!”- Rama replikon me simpatizantin e PD

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Ilir Vrenozin, një simpatizant të njohur të Partisë Demokratike, i cili publikoi një video në rrjetet sociale ku...

Lajme të tjera

Web TV