Rusia ngre tonet ndaj Perëndimit, Lavrov: BE dhe NATO si Hitleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 121-të, ndërsa në zhvillimet e fundit raportohet se forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga qyteti strategjik Severodonetsk në rajonin Lugansk.

Ndërkohë në krahun tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka ngritur tonin duke akuzuar BE-në dhe NATO-n se njëjtë si Hitleri në Luftën e Dytë Botërore po përgatisin një sulm ushtarak ndaj Rusisë.

“BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë një luftë kundër Rusisë”, tha Lavrov.

Më tej ai shtoi se edhe Adolf Hitleri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm të vendeve evropiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

“Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën”, shtoi Lavrov, duke folur në një konferencë shtypi në Baku pas takimit me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Edhe ish-Presidenti rus Dimitry Medvedev ka sulmuar Perëndimin, në veçanti Gjermaninë.

“Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Rusia po përdor urinë si armë. Është padyshim befasuese të dëgjosh këtë nga zyrtarë, vendi i të cilëve e ka mbajtur Leningradin nën rrethim për 900 ditë, ku gati 700,000 njerëz kanë vdekur nga uria”, u përgjigj në Telegram Medvedev, tashmë në postin e zëvendës sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.

Të fundit

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Lajme të tjera

Web TV