“Disa poetucë e shkrimtarucë, pseudokritike e grafomane, i sheh në çdo perurim libri dhe veprimtari artistike e kulturore qe ngihen e gagacojne edhe kur s’e kanë lexuar librin e, flasin rroma për toma, per gjera të njohura e të ditura, sikur t’ishin para një auditori provincialesh apo me keq kooperativistesh të djeshem, duke marre rolin e lektorit, edhe kur salla është mbushur me profesioniste dhe specialiste të mirfilltë, duke qenë krejtesisht të paaftë për të përcaktuar personalen artistike të autorit, vlerat artistike dhe estetike të vepres se tij.”
1-Sipas optikës sime, veprat letrare dhe artistike, gjykohen sipas parametrave artistik, estetik dhe mesazhor. Këto jane tre dimensione të integruara ne njera-tjetren, ne nje unison perfekt ne veprat e klasit te pare. Çdo dimension ka veçorite dhe specifiken e tij, që ndërthuren me njëri-tjetrin, potencionojne njeri-tjetrin, duke dimensionuar forcen shprehese nga ku burojne kumtet, si elementet me kumunikuese me lexuesin. Nje harmoni e tille, si vlere estetike, duhet te pershkoje vepren, ate qe ne thelb te saj permban ide te medha njerezore e universale dhe ide e mendime te larmishme, ku e bukura, e madherishmja, tragjikja dhe komikja, jane te integruara dhe formesojne opoziten ndaj se shemtuares dhe se ultes si kategori estetike. Dimensioni estetik, si jetik per verprën letrare, kërkon domosdo edhe gjykimin profesional te dukurive estetike dhe joestetike, çka kjo është dhe objekt i kësaj esseje.
2-Që në krye të herës do të theksoj: jo kushdo mund të gjykojë me kompetencë një vepër letrare dhe artistike, përveç kritikes profesiniste të specializuar dhe, shkrimtareve e artistëve mjeshtër të mëdhenj. Kjo kuptimësi nuk mohon shfaqjen e mendimeve, te ideve, opinioneve, pershtypjeve dhe mbresave te amatoreve te kritikes, sipas nivelit te shijeve te tyre dhe sipas deshires për të komunikuar me nivele te tilla lexuesish, po jo me lexuesin e kualifikuar i cili ka kerkesa te larta. E theksoj këtë për faktin se disa poete, shkrimtare, madje edhe disa amatore te artit dhe letërsisë edhe pse nuk njohin estetiken, edhe pse nuk njohin llojet e kritikës: simbolike, sociologjike, psikanalitike, stilistike, formaliste, strukturaliste dhe semiologjike, marrin guximin e cartun dhe u japin “leksione mjeshterie” jo vetem shkrimtareve profesioniste po edhe kritikeve profesioniste.
* * *
Po t’i pyesish ata që lozin rolin e kritikut: perse “x” vepër qe ka vlera minimale e keni vleresuar si veper te nivelit te larte, apo pse vepren “y” që është dinijitoze e keni gjykuar me vlera te kufizuara, do te marrish një përgjigje te tille: “Kështu gjykoj unë”, “Ky është mendimi im”, “Kështu më pëlqen mua”, e të tjera, e të tjera.
3-Kritiku i shquar Bielinski do të thoshte: “Asgje nuk mund te pohohet mbi bazen e tekave personale te ndjenjave spontane, as te bindjeve individuale, gjyqi i takon aresyes dhe jo personit dhe, personi duhet te gjykoje ne emer të arësyes mbarënjerëzore”
Kjo, padyshim, therret fjalen e kritikes profesionale, qe perfaqson mendimin dhe gjykimin artistik dhe estetik me te kualifikuar, per percaktimin e vlerave dhe jovlerave.
4-E me qe jemi duke përsiatur në rrafshin e gykimit estetik te vepres letrare, perseri do t’i referohemi Bielinskit per arsyetimet empirike te pelqimit apo mospelqimit te veprave.
“Me pelqen. Nuk me pëlqen -do të thoshte Bielinski – mund te thuhet kur është fjala per gjellet, vererat, vrapimin e kuajve, te qeneve”, çka do te thote se jane gjykime diletante.
Diletantizmi në letërsi, art, kulture, madje edhe ne kritike, po shumohet. Kështu duke u bërë shumicë, po nakatos e dreqos vlerat e vërteta si në krijimtari ashtu edhe në rrafshin e kritikes, siç theksova më lart.
5-Pra, edhe ne rrafshin e kritikes, diletantizmi duke qene shumice, me gjykimet inkompetente, katranos estetiken dhe joestetiken e veprave letrare dhe artistike. Kjo dukuri vihet re, sidomos ne perurimet e librave, në salla ku shoket e miqte e autorit flasin me superlativa, neper panairet e librit, ku te folurit ne pergjithesi, duke sjelle kujtime per jeten e autorit, deshmon paaftesi per te gjykuar konkretisht per vlerat dhe jovlerat estetike te veprave. Madje deklamimet inkompetente: “Ky roman ështe një kryevepër”, “Ky libër poetik është me i miri i poezisë sonë”, “Autori “y” është autor i madh dhe pikë” e të tjera kesisoj, ku asgjë nuk argumentohet, nuk jane gjykime as artistike as estetike, përkundrazi dëshmojnë dificencë profesionale, kulturore madje dhe intelektuale.
* * *
Madje disa poetuce e shkrimtaruce, pseudokritike e grafomane, i sheh ne çdo perurim libri dhe veprimtari artistike e kulturore qe ngihen e gagacojne edhe kur s’e kane lexuar librin e, flasin rroma per toma, per gjera te njohura e te ditura, sikur t’ishin para nje auditori provincialesh apo me keq kooperativistesh te djeshem, duke marre rolin e lektorit, edhe kur salla eshte mbushur me profesioniste dhe specialiste te mirfillte, duke qene krejtesisht te paafte per te percaktuar personalen artistike te autorit, vlrat artistike dhe estetike te vepres se tij. Kjo rrit kerkesen per domosdoshmerine e gjallerimit të kritikes profesionale, per te moslejuar mediokritetin qe ta beje leshararpi hirearkine e vlerave.
6-Percaktimi prej kritikes profesionale te elementeve estetike dhe joestetike ne vepren letrare, eshte shume i rendesishem ashtu si dhe percaktimi i vlerave artistike dhe mesazhore.
Siblei do te thoshte: “Cilesitë joestetike mund te vihen re tek cilido me shikim, me te degjuar, me inteligjence normale”, ndërsa ato estetike sipas tij “kerkojne ushtrimin e shijes, te percaktueshmerise ose te ndjeshmerise, te dallimit ose të vleresimit estetik”, çka kurresesi nuk mund ta bëjne amatoret, vecse profesionistet.Libri i estetit Tefik Caushi “Erosi te Kadareja”,shquhet pikerisht per percaktimin e asaj qe eshte estetike te vepra e Kadarese, me kompetenca profesionale prej esteti.
7- Duke vazhduar me Siblein, do te theksojme se cilesite estetike qe kane perfshire te bukuren, formen, harmonine, te madherishmen, te miren dhe te dobishmen, jane pasuruar ne “nje larmi pothuajse te pafund” me terma te tille si: “i hijezuar”, “dinamik”, “i fuqishem”,”i gjalle”, “delikat”, “i rendomte”,”sentimental”, “tragjik”, “i hijshem”, “i hirshem”, “i ndezur”; gjithashtu: “nje kontrast i forte”, “krijon tension”, “mbart nje kuptim te”, “perfshihet sebashku”, te cilat Siblei i quan koncepte estetike. Po siç pohon Osvald Hangfling ai i quan joestetike pershkrimet per artin, per permbajtjen,apo kur thuhet: ky roman ka, aq e kaq personazhe, apo novela merret me jeten e klases punetore etj.
8-Problematik eshte edhe propagandimi i kesaj corbe vlerash dhe jovlerash ne media. Behet nje propagande amatoreske, ku per cdo liber, shfaqje teatrore. spektakel muzikor, ekspozite te arteve figurtive, te flitet vetem per vlera te larta, shpesh me terma te tille si: “shfaqje e shkeqyer”, ” humor brilant”, “spektakel i magjishem”, “artist kolos”, “shkrimtar gjigang”, madje titulli “i madh” perdoret pa rezerva; por nuk mungon te perdoret edhe vleresimi “gjeni” per artistet e spektakleve, qe merr ngjyra komike e te tjera, e te tjera.
9-Kjo ka bërë qv shkrimtaret dhe artistet e niveleve te ulta dhe mediokre, t’i besojne te mosbesueshmes, se janë vërtete krijues te klasit të parë. Keshtu, disa, kane arritur gjer atje sa ta perjetojne se jane vertete te medhenj. Ketu marrezia e mediokritetit eshte kaq e madhe sa ata te mos pranojne asnje lloje kritike. E, nese ndonje kritik, vazhdon punen e tij duke analizuar e kritikuar veprat e tyre, ata, delirantet medioker, i sulen me taborre shokesh e miqesh, me klane e marifete, duke aktivizuar mjerisht dhe njerezit e familjes,qe ta “hane te gjalle” kritikun që percakton diagnozen e vepres mediokre e te autorit medioker, duke mos debatuar ne rrafshin e gjykimit artistik dhe estetik, po kush je ti e kush jam une, duke share magjypce mbare e prape, për shkak te paaftesise për te gjykuar dhe debatuar per vlerat dhe jovlerat me profesionalizëm.
10-Kritika profesionale nuk duhet të bjerë në kurthin e mediokritetit, qe te merret me amatoret dhe mediokrit, por as nuk duhet te stepet, perkundrazi duhet ta thote me guxim dhe profesionalizem te verteten, per vlerat estetike dhe joestetike te letersise dhe te artit per cilindo. Ka ardhur koha te rivleresohen edhe mitet dhe, te cmitizohen pseudomitet. Madje,te vleresohen edhe ata shkrimtare dhe artiste me vlera qe kane mbetur ne hije; te vleresohet krijimtaria e ketyre dhjete viteve te fundit, ku shume te rinj kane hyre pa trokitur ne pallatin e letersise dhe te artit, duke sjelle risi. Ka ardhur koha qe te vetedijesohen krijuesit, se nuk eshte sasia qe perckaton vlerat, por cilesia. Mund te shkruash edhe njeqind libra dhe te jeshe i diskutueshem: je apo nuk je shkrimtar; ashtu sic me nje poezi Vaso Pasha, apo me dy tre libra Migjeni etj, kane hyre ne pallatin e elites dhe te personaliteteve te letersise dhe te artit te kombit. Urtaku do te thoshte, jo shume e per lum, por pak e sakte. Ndersa mediokerit, i nxjerrin librat si simitet nga furra! Apo kur nje vjershe, e bejne dhe perralle, e bejne dhe tregim, dhe skec, edhe skenar filmi, e cfare s’e bejne.
* * *
Kritika profesioniste, duhet ta thote me guxim fjalen, me argumente artistike, estetike dhe mesazhore, duke arritur edhe gjer ne gjykime te illa: eshte apo nuk eshte shkrimtar apo artist ” x ” krijues. Nje kritike komplekse, e guximshme dhe profesionale eshte koha te gjallerohet dhe te thote fjalen e saj me kompetence. Poshte kritika euforike, entuziaste, ekuilibriste dhe diletante qe e bejne lesharapi hierakine e vlerave.
11-Vetem kritika komplekse, analitike, qe operon me parametra estetike, artistike dhe kumtore, eshte e afte te beje vleresimin e duhur, te percaktoje vlerat dhe jo vlerat e veprave dhe te krijuesve te tyre. Ka ardhur koha qe kritiket e vertete, aktiv, t’i aktivizojne neper jurira, ne veprimtari artistike (po kjo nuk ndodh sepse ata jane te pakompromentueshem) dhe te menjanojne te sklerozuarit, qofshin kritike apo profesore, te menjanojne sidomos kritike entuziaste qe flasin me supelativa edhe per veprat mediokre, apo ata qe s’jane kritike; ka ardhur koha qe te shpartallohen klanet e jurive qe bashkepunojne me nepunesit e ministrise, duke ndare cmime sipas shoqerise, miqesise, kembimit te cmimeve: kete vit ti mua, vitin tjeter une ty, duke caktuar ne juri ata qe kompromentohen kollaj, qe bejne allishverishe te ulta duke sfiduar vlerat.
12-Po le të kthehemi përseri te estetikja dhe joestetikja, si kahje orientuese ndaj lexuesit. Për këtë po sjell mendimin e Osvald Hangfling : “Një detyrë e madhe e kritikeve eshte misioni i orientimit te njerezve per t’i shikuar gjerat tek ajo qe eshte estetike” Ketu do te shtoja se po kaq e rendesishme eshte edhe qe te njihet se cila eshte estetike dhe joestetike, nga vete krijuesit, por sidomos nga amatoret dhe kritikuesit qe lozin rolin e kritikut, mbasi pa e njohur joestetiken nuk mund ta braktises, ashtu si pa e njohur estetiken nuk mud ta gjykosh si vlere per t’ua transmetuar te tjereve. Jo kushdo mund te shkruaj poezi, jo kushdo mund te shkruaj drama, jo kushdo mund te beje kritike, nese nuk kane talent secili ne fushen e vet
Mjere letersia dhe arti sikur shkrimtari te bente kritikun dhe kritiku shkrimtarin e, mediokrit te percaktonin vlerat dhe jo vlerat si shumice! Le t’i leme poetet te bejne poezi, romancieret romane, kritiket kritike qe te ecim me profesionalizem ne kahjen e duhur: persosjen e mjeshterise artistike qe te mos mbetemi gjithnje diletante dhe medioker.