Bomba nga Anglia/ Liverpool ka nxjerrë në shitje Salah, Barcelona monitoron situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato verore fillon të nxehet çdo ditë e më shumë. Një lajm i bujshëm që po qarkullon orët e fundit thotë se Liverpool ka nxjerrë në shitje yllin e tij Mohamed Salah pas refuzimit përfundimtar të këtij të fundit për të rinovuar kontratën një vit para përfundimit të saj me klubin anglez.

Siç zbulohet nga ‘The Sun’ dhe disa gazeta britanike, Liverpool ka vendosur një çmim fillestar prej 75 milionë euro, edhe pse duket e vështirë për dikë që të paguajë atë shumë për pagën e majme që lojtari dëshiron të marrë. Barça është në dijeni të çështjes dhe e ka kërkuar Salah me parametra zero në vitin 2023 , ndërsa Real Madrid po studion operacionin sepse kërkon një futbollist në pozicionin e tij.

Vendosmëria e Liverpool për të liruar Salah është totale. Sulmuesi egjiptian kërkoi 450 mijë paund në javë për të rinovuar kontratën dhe drejtuesit e klubit anglez i dhanë fund bisedimeve. Për të mos lejuar që ai të largohet me 0, Liverpool është i gatshëm ta shesë atë siç ka bërë me Sadio Mané, i cili është transferuar tek Bayern Munich disa ditë më parë.

Barça ka qenë në kontakt me shoqëruesit e Salah muajt e fundit. Klubi Blaugrana e kishte prioritet nënshkrimin e tij dhe jo atë të Lewandowskit, por në fund zgjodhi polakun duke pasur parasysh se Liverpool do ta bënte të pamundur largimin e egjiptianit. Tani e kanë marrë informacionin, por nuk do të ndërrojnë mendje pasi ka një marrëveshje me Leëandoëskin dhe është planifikuar nënshkrimi i polakut. Për Salah me ccmimin e vendosur nga Liverpool, do të jetë disi e vështirë nga klubi katalanas të hyjë në negociata.

Lexo edhe :  Atletico Madrid dhe Barcelona startojë me lojtarët më të mirë, formacionet zyrtare

 

Të fundit

New York Times: Amazon dëshiron të blejë TikTok

Amazon ka bërë një ofertë për të blerë TikTok, aplikacionin popullor, ndarja amerikane e të cilit duhet të shitet...

Demenca, shenjat e para nisin 9 vjet para diagnozës

Një nga çështjet kryesore në kërkimin e ndërlikuar të kurave për demencën është vështirësia për të bërë diagnoza të hershme: në shumicën e rasteve,...

Big Mama rrëfen momentin e vështirë të humbjes së babait në “Ferma VIP 2”

Gjatë një bisede emocionale me Yllin në Ferma VIP 2, Big Mama ndau një histori prekëse nga jeta e saj, duke folur për lidhjen...

Kënga e fundit dedikim për Eglin? Olsi Bylyku hap ‘thesin’ , rrëfen të vërtetën

Ekziston një lloj misteri që artistët e dinë ta mbajnë të pacenuar. Një lojë e hollë mes së vërtetës dhe interpretimeve, mes ndjenjave të përjetuara...

Cili është himni kombëtar i Vatikanit?

Himni kombëtar i Vatikanit është Marshi Papnor , i francezit Charles-François Gounod, i cili  daton në vitin 1950, viti i Jubileut të njëzet e katërt . Marshi...

Lajme të tjera

Web TV