SHBA ndaloi abortin, mijëra protestues kundërshtojnë vendimin përballë Kapitol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të Gjykatës në SHBA për të ndalur abortin, mijëra protestues janë mbledhur përpara Kapitolit, por edhe në qytete të tjera të Amerikës, për të kundërshtuar vendimin. Autoritetet përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit jashtë Kapitolit, pasi goditën me gurë xhamat e ndërtesës.

“Ushtarët përdorën gaz lotsjellës pasi një turmë protestuesish goditën vazhdimisht dyert e xhamit të ndërtesës së Senatit të Shtetit,” tha për CNN zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës, Bart Graves.

Më pas turma u zhvendos nëpër rrugë në Wesley Bolin Plaza, ku policia përdori gazin lotsjellës pasi një monument u vandalizua.

Protestat vijnë pasi Gjykata e Lartë amerikane i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese gati 50 vjeçare për abortin, një vendim i shumicës së saj konservatore për të përmbysur çështjen historike Roe kundër Wade.

Vendimi i së premtes pritet të çojë në ndalimin e abortit në afërsisht gjysmën e shteteve amerikane. Vendimi, i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë, ishte kulmi i përpjekjeve prej disa dekadash të kundërshtarëve të abortit, i mundësuar nga një krah i guximshëm i djathtë i gjykatës që është forcuar nga tre anëtarët e saj të emëruar nga ish-presidentit Donald Trump.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i cili e ka cilësuar vendimin mizor dhe po aq ekstrem sa një grua të mbajë një fëmijë që është pasojë e incestit apo e abuzimeve sekuale. Ndër të tjera, Biden ka kërkuar që Sekretari i Shëndetësisë të sigurojë që gratë të mund të marrin pilula aborti dhe ilaçe të tjera të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një shënimi.

Çështja historike e vitit 1973 Roe kundër Ëade pa që Gjykata e Lartë vendosi me një votim 7 me dy se e drejta e një gruaje për të ndërprerë shtatzëninë e saj mbrohej nga kushtetuta e SHBA. Vendimi u jepte grave amerikane të drejtën absolute për një abort në tre muajt e parë (tremujorin) e shtatzënisë, por lejoi kufizime në tremujorin e dytë dhe ndalime në tremujorin e tretë. Por, në dekadat që nga ajo kohë, vendimet kundër abortit kanë frenuar gradualisht aksesin në më shumë se një duzinë shtetesh.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV