Vendimi i Gjykatës Supreme, shtetet republikane nisin menjëherë të ndalojnë abortin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk kishin kaluar as 24 orë nga vendimi i Gjykatës Supreme në SHBA që u jep të drejtë shteteve të vendosin nëse duan ta kriminalizojnë abortin apo jo, dhe nëntë prej tyre e kanë vendosur ndalimin. Megjithatë, gjasat janë që brenda muajit të jenë të paktën 26 shtete në të cilat ndërprerja e shtatzënisë do të jetë e ndaluar me ligj.

Sipas raportimit të disa mediave në vend, disa gra të cilat kishin lënë takim për fundjavën u kthyen në shtëpi pasi klinikat u detyruan që të mbylleshin.

Në shtetet ku aborti do të jetë i ndaluar me ligj, ata që kanë mundësi ekonomike mund të udhëtojnë në shtete ku mund ta realizojnë si procedurë. Por, për ata që nuk kanë mundësi ekonomike, tashmë ekziston rreziku që t’u kthehen “abortimeve klandestine” që mund të rezultojnë edhe fatale për jetën.

Të shumta kanë qenë reagimet në SHBA por edhe kudo në botë pas ndryshimeve rrënjësore në ligjet e vendit pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë. Në një reagim pas vendimit, presidenti Joe Biden u shpreh i zhgënjyer se tashmë SHBA është kthyer 150 vite pas me këtë vendim. /abcnews.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV