Akuzohet se vra*u 3518 të burgosur në kampin nazist, 101-vjeçari habit me deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person 101 vjeçar i cili ka punuar si roje në një kamp përqendrimi nazist mohoi të hënën akuzat e ngritura ndaj tij për bashkëpunim në kryerjen e krimeve të luftës gjatë Holokaustit, teksa procesi gjyqësor po i afrohet fundit në Gjermani.

Josef Schuetz, personi më i vjetër që po përballet me gjyq mbi krimet naziste të Luftës së Dytë Botërore, akuzohet për përfshirje në vrasjen e 3518 të burgosurve në kampin e ‘Sachsenhausen’ në Oranienburg, në veri të Berlinit, mes viteve 1942 dhe 1945.

Pensionisti, i cili jeton në shtetin e Brandenburgut, ka thënë se është i pafajshëm gjatë të gjithë procesit gjyqësor, duke thënë se nuk ka bërë “absolutisht asgjë” dhe se nuk ishte në dijeni të krimeve makabre që po ndodhnin në kampin e përqendrimit.

“Nuk e di se përse ndodhem këtu”, – deklaroi ai sërish gjatë mbylljes së procesit, me zë të dridhur.

I veshur me një fanellë gri dhe i ulur në karroce, Schuetz këmbënguli se nuk kishte të bënte aspak me krimet e përmendura dhe se “po thoshte të vërtetën”.

Prokurorët thonë se ai “me qëllim dhe me vetëdije” kishte marrë pjesë në krimet e ndodhura dhe se kërkonin një dënim prej pesë vitesh burgim për 101-vjeçarin.

Por avokati i Schuetz, Stefan Waterkamp, tha se përderisa nuk ekziston asnjë foto e tij, veshur me uniformën e SS-ve, çështja bazohej “në sugjerime” të përfshirjes së tij të mundshme.

“Që nga viti 1973, prokurorët kishin informacione mbi të por nuk i hetuan. Në atë kohë, dëshmitarët mund të dëgjoheshin por tashmë ata kanë vdekur të gjithë dhe nuk flasin dot”, deklaroi Waterkamp.

“Do të ishte e papranueshme për gjykatën që të mundohet të korrigjojë “gabimet e gjeneratës paraardhëse të gjyqtarëve”, deklaroi avokati.

Lexo edhe :  Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Antoine Grumbach, 80 vjeçar, babai i të cilit vdiq në Sachsenhausen, tha për AFP-në se Schuetz “nuk dëshiron të mbajë mend”, duke e quajtur këtë “një formë mbrojtjeje”.

Gjyqi nuk ka të bëjë vetëm me burgosjen e një personi 101 vjeçar, tha ai. Gjatë seancave u paraqitën prova se Sachsenhausen ishte një kamp eksperimental shfarosjeje.

“Të gjitha mënyrat më mizore u shpikën atje dhe më pas u eksportuan në kampet e tjerë”, – deklaroi Grumbach.

Vendimi pritet të jepet të martën më 28 qershor./REL

Të fundit

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Lajme të tjera

Web TV