Incident në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët zihen me duar (Video)

Seanca në Komisionin për çështjet Europiane në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar me përplasje mes shqiptarëve dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE.

Siç shihet edhe në video ka patur një përplasje mes Kreut të Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend, Arbër Ademit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në videon që ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov shihet se incidenti ka ndodhur afër foltorës së sallës së komisionit.

Në një video që po qarkullon shihet qartë se si deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin e me këtë rast krahas dhunës në institucionin legjislativ ato edhe kanë shkaktuar incident.

Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Koxhaxhiku dhe Bilalli Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën.