I burgosuri i vë flakën burgut në Greqi, humb jetën në qeli emigranti 26-vjeçar

Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në një burg në Chania të Greqisë, ku për pasojë ka humbur jetën një 26-vjeçar.

Sipas mediave greke, 26-vjeçari ishte një emigrant i burgosur, i cili ka humbur jetën në spital pas djegieve të mëdha që kishte marrë në të gjithë trupin. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 automjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve paraprak zjarri është vënë nga një i burgosur, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të burgosurve të tjerë në godinë.