Tragjike në SHBA/ Gjenden 46 emigrantë të pajetë në një kamion në Teksas (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

46 emigrantë janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas. Një zjarrfikës ka bërë me dije se 16 persona të tjerë janë gjetur të gjallë, të cilët i kanë çuar në spital për ndihmë mjekësore, mes tyre 4 fëmijë. Ai tha se të mbijetuarit ishin të lodhur nga nxehtësia.

San Antonio është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për trafikun e njerëzve. Shpesh, emigrantët transportohen pa dokumente nga zona të largëta në drejtim të SHBA.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë,” tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg. “Një tragjedi e tmerrshme njerëzore. Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Asnjëri prej nesh nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë,” tha ai.

Ai shtoi se automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda. Mundësitë janë të mëdha, që emigrantët të kenë ndërruar jetë nga nxehtësia e lartë dhe dehidratimi. Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, tha se dy guatemalanë ishin në mesin e atyre që u dërguan në spital. Kombësia e viktimave të tjera ende nuk dihet

Tre persona po mbahen në paraburgim për këtë ngjarje ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV