Kolorado 1999/ Masakra në shkollën e mesme, si u vranë 12 nxënes

Në qytetin e vogël periferik të Littleton, Kolorado, dy djem të shkollave të mesme, Dylan Klebold dhe Eric Harris, ndërmorrën një sulm në Kolegjin e Lartë të Kolombisë gjatë mesit të ditës. Plani i djemve ishte të vriste qindra kolegë të tyre. Me armë, thika dhe një mori bombash. Dy djemtë dolën në korridore dhe vranë: 12 nxënës, një mësues dhe dy sulmuesit ishin të vdekur; plus 21 të tjerë u plagosën…

…Dilan Klebold dhe Erik Harris ishin të dy djem inteligjentë, vinin nga familje solide me dy prindër dhe kishin vëllezër që ishin 3 vite më të mëdhenj se ata. Në shkollë fillore, Klebold dhe Harris kishin luajtur të dy në sporte si bejsboll dhe futboll. Të dy pëlqenin shumë të merreshin me kompjutera. Të dy djemtë u takuan në vitin 1993. Klebold ishte lindur dhe rritur në zonën e Denverit, ndërsa i ati i Harrisit kish qenë në Forcat Ajrore të SHBA dhe e kishte zhvendosur disa herë familjen e tij përpara se të dilte në pension dhe të vendoseshin në Littleton, Colorado, në korrik 1993.

Kur të dy djemtë hynë në shkollë të mesme, e patën të vështirë që të gjenin veten në grupet e shkollës. Siç ndodh shpesh në shkollë të mesme, të dy djemtë ngacmoheshin dhe rriheshin shpesh nga atletët dhe studentët e tjerë. Megjithatë, dukej se Klebold dhe Harris e kalonin kohën duke bërë aktivitete normalë adoleshentësh. Ata punonin bashkë në një lokal picash, pëlqenin të luanin Doom në kompjuter gjatë pasditeve dhe e kishin mendjen që të gjenin një të dashur në shkollë. Në aparencë, të dy djemtë dukeshin si adoleshentë normalë. Por, nëse kthen kokën pas sot, me siguri që Klebold dhe Harris nuk ishin adoleshentë normalë.

Përgatitjet

Sipas ditarëve, shënimeve dhe filmimeve që Klebold dhe Harris lanë pas, Klebold kish menduar të vetëvritej që në 1997 dhe ata të dy kishin filluar të mendonin për një masakër të madhe në prill 1998 – plot një vit para se ta kryenin. Deri atëherë, të dy kishin hyrë në telashe. Në 30 janar 1998, Klebold dhe Harris u arestuan se kishin thyer dhe grabitur një kamion. Si pjesë e marrëveshjes për lirimin e tyre, të dy nisën një program argëtimi për të rinj në prill 1998. Përderisa ishte hera e parë që shkelnin ligjin, programi lejonte që të pastronin dosjen e tyre në polici nëse i qëndronin deri në fund programit. Kështu, për 11 muaj të dy morën pjesë në workshop-e, flisnin me këshillues, punonin për projekte vullnetarësh dhe bindën gjithkënd se u vinte vërtet keq për atë që kishin bërë. Megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe, Klebold dhe Harris ishin duke bërë plane për një masakër të madhe në shkollën e tyre. Klebold dhe Harris ishin adoleshentë të mbushur me zemërim. Ata nuk ishin të zemëruar vetëm me atletët që i tallnin, apo të krishterët, apo zezakët siç është thënë; ata urrenin praktikisht gjithkënd, përveç një grupi njerëzish. Në faqen e parë të ditarit të tij, Harris shkruante: “E urrej këtë m… bote”.

Harris shkruante gjithashtu se urrente racistët, ekspertët e arteve marciale dhe njerëzit që mburreshin me makinat e tyre. Klebold dhe Harris e kishin seriozisht që të vepronin të verbuar nga kjo urrejtje. Që në pranverë të 1998, ata shkruanin për vrasje dhe shpagime në librat e njëri-tjetrit, duke përfshirë pamjen e një njeriu me armë i rrethuar nga trupa të vdekurish me diçiturën: “E vetmja arsye përse je ende gjallë është se dikush ka vendosur të të lërë të jetosh”. Klebold dhe Harris përdorën internetin për të gjetur leksione për përgatitje bombash dhe eksplozivësh të tjerë. Ata grumbulluan një arsenal që përfshinte armë, thika dhe 99 pajisje shpërthyese.

Klebold dhe Harris donin të vrisnin sa më shumë njerëz, kështu që studiuan influksin e studentëve në kafeteri, duke vërejtur se pas orës 11:15, kur niste dreka e parë, aty do të ishin 500 studentë. Ata planifikuan të vendosnin bomba në kafeteri, të programuara për të shpërthyer në 11:17 dhe më pas të qëllonin vetë çdo të mbijetuar. Ka versione të ndryshme në lidhje me datën fillestare që ata kishin menduar të kryenin masakrën, a do të ishte 19 apo 20 prill. 19 prilli ishte përvjetori i vendosjes së bombës në Oklahoma City dhe 20 prilli ishte 110-vjetori i lindjes së Adolf Hitlerit. Gjithësesi, në fund ata zgjodhën datën 20 prill. Të martën, në 20 prill 1999 në orën 11:10, Dilan Klebold dhe Erik Harris mbërritën në shkollën e mesme “Columbine”. Secili erdhi me makinën e tij dhe të dy parkuan në krah të kafeterisë. Rreth orës 11:14, të dy djemtë vendosën bomba 20-paundëshe (të programuara për të shpërthyher në 11:17) që i kishin futur në çanta doku dhe i vendosën pranë tryezave në kafeteri. Askush nuk i vuri re. Çantat u përzien me qindra çantat e shkollës që studentët e tjerë kishin marrë për drekë. Më pas, dy djemtë u kthyen në makinat e tyre dhe pritën për shpërthimin. Asgjë nuk ndodhi. (Besohet se nëse bombat do të kishin shpërthyer, atëherë ndoshta të gjithë 488 studentët në kafeteri do kishin vdekur).

Lexo edhe :  Traktati i Portsmouth-it, arrihet marrëveshja e paqes që i dha fund Luftës Ruso-Japoneze

Djemtë pritën edhe disa minuta, por sërish asgjë nuk ndodhi. Më pas, kuptuan se diçka nuk ishte në rregull me orën e bombave. Plani i tyre fillestar kish dështuar, por të dy vendosën që gjithësesi të hyjnë në shkollë. Klebold, i veshur me pantallona të gjera si dhe një T-shirt ngjyrë të zezë me fjalën “Zemërim” të stampuar përpara, ishte i armatosur me një armë gjysmëautomatike 9 mm si dhe një shotgan. Harris, i veshur me pantallona të errëta dhe një këmishë të bardhë që shkruante “Përzgjedhje Natyrore” ishte i armatosur me një karabinë 9 mm si dhe një shotgan. Të dy kishin veshur xhaketa të mëdha ushtarake për të mbuluar armët, si dhe brezat e mbushur me municione. Klebold kishte një dorashkë të zezë në dorën e majtë; Harris kish një dorezë të zezë në të djathtën. Ata kishin gjithashtu thika, si dhe një çantë plot me bomba.

Në orën 11:19, dy bombat që Klebold dhe Harris kishin vendosur në një fushë të hapur disa blloqe më tutje shpërthyen; ata e kishin programuar për të larguar vëmendjen e policëve. Në të njëjtën kohë, Klebold dhe Harris nisën të qëllojnë plumbat e parë kundër studentëve që qëndronin jashtë në kafeteri. Pothuajse menjëherë, 17-vjeçarja Rachel Scott u vra dhe Richard Castaldo u plagos. Harris hoqi xhaketën dhe të dy djemtë vazhduan të qëllojnë. Fatkeqësisht, shumë prej studentëve të tjerë ende nuk kuptuan atë që po ndodhte. Duheshin edhe disa javë deri në kohën e diplomimit dhe si është traditë në shumë shkolla në HSBA, maturantët “harbohen” përpara se të largohen. Shumë studentë besonin se kjo ishte vetëm një shaka, kështu që nuk u larguan menjëherë. Studentët Sean Graves, Lance Kirklin dhe Daniel Rohrbough sa po largoheshin nga kafeteria kur panë Klebold dhe Harris me armë. Fatkeqësisht, ata menduan se ishin armë lodra dhe pjesë e lojës. Kështu që të tre vazhduan të ecin drejt Kleboldid dhe Harrisit. Të tre u plagosën. Klebold dhe Harris kaluan armët në të djathtë dhe qëlluan kundër tre studentëve që po hanin drekë në bar. Të paktën dy u goditën – një arriti të largohet, ndërkohë që tjetri u gjymtua keqas dhe nuk largohej dot. Dhe teksa bënin përpara, Klebold dhe Harris hidhnin vazhdimisht bomba.

Faji

Askush s’mund ta thotë me siguri përse Klebold dhe Harris kryen një krim të tillë të tmerrshëm. Shumë njerëz kanë nxjerrë teori që përfshijnë faktin që ata rriheshin e ngacmoheshin në shkollë, ose luanin me lojëra të dhunshme në kompjuter, shihnin filma të dhunshëm, muzikë, racizmi, preferenca gotike, prindër problematikë, depresione kështu me radhë. Eshtë e vështirë të gjesh këmbëzën që bëri që këta dy djem të nisnin masakrën. Ata kishin punuar shumë mirë, duke ua hedhur atyre që kishin rrotull për një vit të tërë. Çuditërisht, një muaj para ngjarjes, familja Klebold kish kryer një udhëtim katërditor në universitetin e Arizonës, atje ku Dilan ishte pranuar për vitin e ardhshëm. Gjatë udhëtimit, Kleboldët nuk kishin vënë re asgjë të çuditshme apo të pazakontë tek Dilan. Por po të hedhësh sytë pas, pati të dhëna që diçka nuk shkonte. Videokasetat, ditarët, armët dhe bombat në dhomat e tyre do të ishin gjetur nga prindërit nëse këta do të kishin parë. Harris kish ndërtuar një faqe në internet me epitete të urryer. Masakra e Columbine e ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si shoqëria në SHBA shihte fëmijët dhe shkollat. Dhuna nuk ishte më një veprimtari e passhkollës. Mund të ndodhte kudo.

Përgatiti për botim: L.Veizi