“Sulm total për Lewandowski”/ Titujt e mediave kryesore sportive për ditën e sotme

Merkato ngelet kryefjala e mediave kryesore sportive në botë. Më poshtë disa nga titujt kryesorë të tyre:

“Ne këndojmë dhe luajmë me zemër”, është titulli i “AS”, që ka në faqen e parë intervistën e Rodrygo, yllit brazilian të Real Madrid.

Prima Pagina AS 29/06/2022

“Sport” hapet me titullin “40 milion+bonuse”, duke dhënë detaje nga negociatat e Barcelonës dhe Bayernit për Lewandowskin.

Prima Pagina Sport 29/06/2022

Për Lewa-Barça flet edhe “Mundo Deportivo” me titullin: “Sulm total për Lewandowski”.

Prima Pagina Mundo Deportivo 29/06/2022

“Marca” i kushton faqen e parë intevistës ekskluzive me boksierin meksikan Canelo Alvarez dhe rrëfimit të tij: “Jam në luftë për të qenë më i miri në histori.”

Prima Pagina Marca 29/06/2022

“Raundi i dytë” është titulli i “L’Equipe”, e cila në faqen e parë flet për transmetimin e eventeve sportive dhe të drejtat televizive sportive nga Canal et plus Amazon.

Prima Pagina L'Equipe 29/06/2022

“Mirror Sport” ka në fokus dy zhvillimet më të rëndësishme të merkatos në Premier League gjatë orëve të fundit. “Raph&Ready” është titulli kryesor i gazetës për marrëveshjen e Raphinha me Chelsea dhe negociatat e avancuara të Frenkie De Jong me Manchester United.

Prima Pagina Mirror Sport 29/06/2022

“Të jesh i treti në renditjen evropiane dhe i dymbëdhjeti në botë tingëllon shumë gjë e madhe”, është titulli i “L’Esportiu” me atleten Sara Gallego.

Prima Pagina L'Esportiu 29/06/2022

Gazetat sportive italiane flasin për situatën e 3 skuadrave italiane në merkaton e verës.

“La Gazzeta Dello Sport” i kushton faqen e parë sitauatës së drejtuesve të Milanit dhe veçanërisht Paolo Maldinin. “Maldini, jemi atje?”, është titulli i gazetës sportive që shpjegon situatën e rinovimit të drejtorit sportiv.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 29/06/2022

“Komandoj unë”, është titulli i “Corriere dello Sport”, që i kushton faqen e parë rikthimit të Romelu Lukakut në Milano, tek Interi.

Prima Pagina Corriere dello Sport 29/06/2022

“Tuttosport” mban fokusin e saj tek merkato e Juventusit. “Cambiasso thotë ‘po’, kontaktohet Bremer” është titulli i të përditshmes torineze.

Lexo edhe :  UEFA vendos: Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor

Prima Pagina Tuttosport 29/06/2022