Babë e bir rrëmbejnë vajzën shqiptare në Greqi, nuk miratonin lidhjen e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E paprecedentë në Greqi! Një 50-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer vajzën e tij 22-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte një lidhje me një 37-vjeçar, lidhje dashurie për të cilën familja nuk ishte dakord.

Sipas denoncimit, babai 50-vjeçar së bashku me djalin e tij 21-vjeçar, kanë kryer rrëmbimin e 22-vjeçares, në bashkëpunim me një shok. Mediat greke raportojnë se dy burrat së bashku me një shok të tyre, pasditen e së dielës kanë dalë me makinë në rrugët e Kypselit dhe pas kërkimeve e kanë gjetur atë duke ecur bashkë me të dashurin e saj. Më pas babë e bir e kanë marrë vajzën me forcë dhe e kanë hipur në makinë.

Fill pas këtij episodi, babë e bir e futën në një apartament të nëndheshëm në Kaosariani. Ata ishin kujdesur t’i merrnin celularin 22-vjeçares, në mënyrë që ajo të mos mund të kërkonte ndihmë ndërkohë që e kishin mbyllur në apartament dhe më pas tentuan ta bindin për orë të tëra që të hiqte dorë nga dashuria e saj.

Skena zgjati deri mëngjesin e së hënës kur vajza kërkoi të shkonte në tualet dhe arriti të kërkonte ndihmë, shkruan protothema. Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila çoi pas hekurave babë e bir dhe shokun e tyre.

Të fundit

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Lajme të tjera

Web TV