Berisha paralajmëron: 7 korriku është vetëm fillimi! Përgatituni për revolucion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar një valë protestash. I ftuar në “EuroNews’, Berisha tha se 7 korriku është vetëm fillimi i rrëzimit të qeverisë. Ai tha se qytetarët shqiptarë dhe të gjithë demokratët duhet të përgatiten për një revolucion që sipas tij është i vetmi që mund t’i japë fund një sistemi monist, siç e konsideron ai qeverisjen nga Edi Rama.

“Tani është një koalicion i gjerë. Në informacionet që kam unë, shoqëria shqiptare po zien, nuk po duron dot më. E dëshiron protestën, është një situatë pakënaqësie e jashtëzakonshme. Kjo do të shpërthejë më 7 korrik, si një sipar i pafund protestash. PD-ja është e vendosur për një opozitë shumëformëshe, në Kuvend e rrugë, por duhet të jemi të përgatitur sepse në një vend ku të gjitha pushtetet janë në duart e një partie, ku rendi kushtetues ka marrë fund dhe është dorëzuar në një parti, atëherë këtu vetëm një revolucion mund t’i japë zgjidhje dhe të përmbysë këtë sistem monist. Sot Rama ka pushtet më shumë se ç’kishte Ramoz Alia,”- tha Berisha.

Të fundit

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

“Rama e ftoi të bëhej ministër, Lapaj refuzoi”

Gazetari i A2, Anesti Bajramemaj, zbuloi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi...

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese...

Lajme të tjera

Web TV