Milani mbyll ‘nënshkrimin’ e tij kyç

Ka ardhur fundi i telenovelës. Paolo Maldini do të mbetet drejtor sportiv i Milanit edhe për dy sezone të tjera, me opsionin e një të treti. “Kemi rinovuar, jam i lumtur edhe nëse nuk duket. Arritëm pak me vonesë, por ende në kohë për të projektuar një të ardhme fituese”, deklaroi ai pas nënshkrimit të vazhdimit të kontratës. Kjo skuadër fituese tashmë është duke u nisur nga Maldini. Së bashku me Frederic Massara, krahun e tij të djathtë, ai tashmë po projekton Milanin e së ardhmes.

Milani fitoi “Scudetton” pas një dekade boshllëku dhe tani mendon të vazhdojë të rritet, veçanërisht në Evropë. Maldini po projekton një Milan me nënshkrime të shkëlqyera, ndër të cilët tre emra shumë të rëndësishëm janë në krye të listës: Paulo Dybala, Marco Asensio dhe Hakim Ziyech . Të tre janë të vështirë, por për Maldinin, i cili është njeriu kyç i Milanit, asgjë nuk është e pamundur.

I pari i listës ishte Divock Origi, i cili u transferua falas nga Liverpooli. Dybala tani është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij dhe megjithëse Interi është në pole position, kuqezinjtë nuk po e hedhin poshtë si mundësi. Roma është gjithashtu në vëzhgim. Trajneri Pioli punon krah për krah me Maldinin dhe ka shumë emra në tavolinë për të forcuar skuadrën: Douglas Luiz, Traoré, Lang, De Keteleare apo Draxler janë lista e blerjeve të shpallura nga “Gazzetta dello Sport”.

Asensio, qershia mbi tortë

Rastet e Asensios dhe Ziyech janë të ndryshme. Sipas gazetës italiane, Milani është i kufizuar në buxhet dhe në kurriz të shitjeve të mundshme ka vetëm 50 milionë euro për t’u marrë me nënshkrimet. Asensio është një objektiv i qartë për Maldinin, por largimi i tij nga Real Madrid pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2023 nuk është aspak i lehtë. Ndërkohë, operacioni i Ziyech mund të jetë më i thjeshtë pasi ai ka shumë pak minuta me Chelsea-n dhe për më tepër, anglezët po kërkojnë të ‘rinovojnë’ zonën e tyre të sulmit. Në këtë rast, konkurrenca për të marrë shërbimet e tij do të jetë pengesa kryesore për nënshkrimin e marokenit. Maldini nuk do të dorëzohet duke punuar për nënshkrimin me të.