Shokuse në Greqi, babai tenton të mbysë fëmijën një vjeç në mes të rrugës (Video)

Një video shokuese po qarkullon në mediat greke, ku shihet një baba që tenton të mbysë fëmijën e tij njëvjeçar në mes të rrugës në zonën e Omonias.

https://youtu.be/npgF53dGYtA?t=28

Fatmirësisht reagimi i kalimtarëve ka qenë i menjëhershëm dhe pas një sherri kanë arritur t’ia marrin fëmijën nga duart babait të tij para se ai të përfundojë aktin e tij.

Kanë qenë kalimtarët që e kanë neutralizuar burrin derisa ka mbërritur policia dhe e ka vënë në pranga.

Siç u bë e ditur më pas, autori është 35 vjeç dhe nëna e fëmijës, e cila ka bërë padi ndaj tij në zyrën e dhunës në familje në komisariatin e Omonias, është 34 vjeç.

Në padi, 34-vjeçarja shprehet se babai e ka kapur fëmijën nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë duke i futur gishtat në gojë, gjë që vërtetohet edhe nga video-dokumenti.