“Fitore e paharrueshme për Carlos Sainz”/ Ja titujt kryesorë të mediave sportive

Gazetat e sportit në Europë sot janë hapur kryesisht me fitoren e Carlos Sainz në Formula 1.

“Bravo Carlos” shkruan As: Sainz arrin fitoren e tij të parë në F1.

Gazeta “Sport” hapet me titullin: Bernardo Silva thotë “Po” për Barçën. Futbollisti i Cityt ka thënë se dëshiron të ndërmarrë hapin për të nënshkruar me Barcelonën.

Mundo Deportivo i ka kushtuar faqen e parë Formula 1: Heronjtë!
Carlos Sainz fiton GP në Britaninë e Madhe, spanjolli i dytë që fiton në F-1 pas Alonso.

Marca hapet gjithashtu me Formula 1: Fitore e paharrueshme për Carlos Sainz në tempullin Silverstone.

L’Equipe ka sjellë në vëmendje aksidentin në F1 me protagonistë Zhou Guanyu, George Russell dhe Pierre Gasly: Çmenduri! Përplasje mbresëlënëse!