Ekzekutimi që tronditi botën/ Rrëfehet autori i ish-kryeministrit japonez: E qëllova…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e ish-Kryeministrit japonez Shinzo Abe gjatë një fjalimi ditën e sotme ka tronditur opinionin mbarë botëror.

Atentatori i ekzekutimit në një dëshmi përpara autoriteteve, ka rrëfyer edhe arsyen që e ka shtyrë në krimin që i mori jetën Abe.

41-vjeçari Tetsuya Yamagami, pranoi për oficerët e lartë të policisë në rajonin perëndimor të Narës, ku ndodhi vrasja se ishte ai që e kishte qëlluar Kryeministrin japonez, dhe se arsyeja pse e kishte bërë një gjë të tillë ishte fakti se dyshonte që ai ishte pjesë e një organizate të cilën ai e kishe inat.

Policia tha se nuk ishte e qartë nëse “organizata e veçantë” e përmendur nga i dyshuari ekzistonte në të vërtetë, duke shtuar se hetimet po vazhdonin, por disa media japoneze e përshkruan organizatën si një grup apo sekt fetar.

Abe vdiq në spital të premten në mëngjes pasi u qëllua teksa po fliste në një ngjarje të fushatës politike.

“Tetsuya Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë artizanale”, tha policia.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.

Të fundit

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin: Siç ka thënë Sekretari Rubio…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, i cili dhe...

Shqiptarit në Itali i gjendet 2.5 mln euro kokainë dhe mbi 50 mijë euro cash

Drogë që do të sillte fitime deri në 2 milionë e gjysmë euro, i është sekuestruar një shqiptari në Peruxhia. Guardia di Finanza e...

1 mijë tifozë kuqezi “pushtojnë” Rigan, blindohet Letonia para ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte në mbrëmje me Letoninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ndeshja do të zhvillohet...

Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me...

“Barcelona më ka prerë në besë!” Ylli gjerman i del kundër klubit

Marc-Andre Ter Stegen është i zhgënjyer nga sjellja e drejtuesve të Barcelonës në javët e fundit. Sipas portierit, ata duan ta largojnë, edhe pse...

Lajme të tjera

Web TV