Nis takimi i G20, agresioni në Ukrainë tema kryesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bali të Indonezisë nisi takimi i nivelit të lartë të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha, ndërsa agresioni rus në Ukrainë ishte tema kryesore. Në takim merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, ndërsa ministrat e jashtëm të vendeve perëndimore refuzuan të merrnin pjesë në darkën e mirëseardhjes për shkak të zotit Lavrov.

Agresioni i nisur nga Rusia në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit të 20 ekonomive kryesore (G-20), që nisi në Bali të Indonezisë.

Në fjalën e saj gjatë nisjes së takimit të nivelit të lartë ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi bëri thirrje për unitet.

Në takim janë të pranishëm Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Ministrin i Jashtëm kinez Wang Yi.

 

 

Sipas analistëve konsensusi gjatë këtij takimi duket i largët.

Zonja Marsudi tha se vendet e varfra dhe vendet në zhvillim nuk e kanë marrë veten ende nga pandemia e koronavirusit, ndërsa tani përballen me më shumë sfida.

“Tashmë kemi përballë një krizë tjetër, lufta në Ukrainë. Efektet e kësaj lufte ndihen globalisht në çmimet e ushqimeve, tek energjia dhe hapësira fiskale. Si gjithmonë, vendet në zhvillim dhe ato me të ardhura të ulëta janë më të prekurat. Rritja globale parashikohet të ngadalësohet në 2.9% në vitin 2022, ndërsa inflacioni mund të arrijë deri në 8.7% për vendet në zhvillim. Pyetja është, a mund t’i zgjidhim këto probleme globale vetë? Përgjigja është jo. Sfidat globale kërkojnë zgjidhje globale”, theksoi ajo.

“Kur do ta ndaloni luftën?; “Pse nuk e ndaloni luftën?”, ishin pyetjet që iu bënë ministrit të Jashtëm të Rusisë nga gazetarët, pyetje që nuk morën përgjigje.

Lexo edhe :  Avionë 400 miliardë $ nga Katari, polemika në SHBA: Trump ka konflikt interesi

Ministrat e Jashtëm të G7 nuk morën pjesë në darkën e mirëseardhjes së këtij takimi, pasi sipas ministers së Jashtme të Indonezisë i pranishëm ishte shefi i diplomacisë ruse.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ministrat e Jashtëm zhvillojnë takime të veçanta me homologët e tyre.

Në takimin e lartë të G20 marrin pjesë vendet perëndimore që kanë akuzuar Moskën për krime lufte në Ukrainë, të cilat ajo i mohon, dhe kanë vendosur sanksione, por edhe vende si Kina, Indonezia, India dhe Afrika e Jugut që kanë heshtur ndaj Rusisë./VOA

Të fundit

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia...

“Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV