Protestat e dhunshme, presidenti i Sri Lankës do të japë dorëheqjen më 13 korrik

Kryetarja e Parlamentit të Sri Lankës, Mahinda Yapa Abeywardena, ka njoftuar se presidenti Gotabaya Rajapaksa e ka informuar atë se do të japë dorëheqjen më 13 korrik.

Njoftimi erdhi pas një kërkese të Kryeparlamentarit që kërkonte dorëheqjen e presidentit pas një takim të krerëve të partive.

Më herët, kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën një qeverie të gjitha partive për të marrë përsipër.