Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka cilësuar të paprecedent publikimin e hartës nga aleati i presidentit turk Erdogan, Devlet Bahçeli, që tregon se ishujt grekë në Egje madje edhe Kreta i përkasin Turqisë.
Kryeministri grek i bën thirrje Erdogan të sqarojë menjëherë këtë çështje,.
“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kiosi, Samosi janë ‘konsumuar’ nga Turqia. Iluzioni i ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër sfidë apo një objektiv i vërtetë? Presidenti Erdogan duhet të bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të koalicionit.”, shkruan ai në Twitter.