Ngjela: Në protestën e Berishës nuk pati shumë njerëz, pamjet u modifikuan

Avokati Spartak Ngjela ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e lartë në protestën e organizuar nga Sali Berisha të enjten e kaluar, më 7 korrik.

Në studion e Top Story me Sokol Ballën, Ngjela tha se protestuesit ishin në numër të pakët dhe arrinin deri tek ura e Lanës dhe sipas tij, pamjet ishin të modifikuara sikur ishte mbushur edhe sheshi Skënderbej.

Ngjela tha se Berisha nuk mund të quhet kurrsesi kryetar i Partisë Demokratike, pasi juridikisht është vetëm Enkelejd Alibeaj.

“Ajo që është është më kryesorja, nuk ishte numër i madh se nuk e kalonte Lanën. Unë jam marrë me mitingje. Atyre të Saliut i thonë rrini afër. E kanë bërë montimin sikur ishte deri tek Skënderbeu. Un nuk shkel mbi të vërtetën. Ai i nxori deri tek Skënderbeu. Ata ishin te ura. Pse duhet ta bënte këtë, sepse pak ishin. Kryetar partie nuk mund të jetë se nuk është juridikisht. Juridikisht është Alibeaj. Ai mendoi që do bënte kryengritje, nuk ushtroi dot dhunë se i kanë thënë të mëdhenjtë, këpucar qëndro te këpuca”, tha Ngjela në Top Story.