Bashkimi Evropian pranon zyrtarisht Kroacinë në eurozonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian miratuan të martën tre aktet përfundimtare ligjore që i mundësojnë Kroacisë futjen e euros në përdorim, duke siguruar zgjerimin e parë të bllokut lidhur me përdorimin e monedhës në pothuajse një dekadë.

Kjo shënon përfundimin e procesit i cili do t’i mundësojë Kroacisë të bëhet anëtare e zonës së euros dhe të përfitojë nga përdorimi i monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian nga një janari i vitit të ardhshëm.

Ministri çek i Financave, Zbyněk Stanjura, tha se miratimi i përdorimit të euros është një vendim i përgjegjshëm politik, duke nënvizuar se “Kroacia ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret ekonomimke të kërkuara”. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se përdorimi i euros do të sjellë përfitime ekonomike për Kroacionë.

“Do të ndihmojë në statbilizimin e normave të interesit, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë për individët dhe kompanitë të marrin hua, si dhe do të sjellë ndikim pozitiv në rritjen e saj falë integrimit të plotë në tregun evropian”, tha zoti Dombrovskis.

Kroacia bëhet anëtarja e njëzetë e eurozonës. Vendi i fundit i Bashkimit Evropian që iu bashkua eurozonës ishte Lituania në vitin 2015. Ministri kroat i Financave, Zdravko Mariç, tha se vendi i tij mezi pret të ndihmojë “në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros”.

“Do të shohim se si do të ecin gjërat. Mezi presim të bëhemi vendi i njëzet anëtar i eurozonës dhe kësisoj të japim kontributin tonë në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros si dhe fuqisë së përgjithshme të valutës së dytë më të madhe në botë”, tha ai.

Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, adoptimi i euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet e thella financiare ndërmjet anëtarëve të bllokut të monedhës, si dhe nga autoriteti monetar i Bankës Qendrore Evropiane

Lexo edhe :  Pamje dramatike/ Si u kthye lumi i tharë në Teksas në liqen brenda 20 minutash

Një efekt më i prekshëm është fakti se asnjë nga 340 milionë banorët aktualë të zonës euro që vizitojnë Kroacinë, nuk do të kenë më nevojë të shkëmbejnë paratë e tyre.

Hyrja në eurozonë ka edhe shpërblime politike, meqë monedha e përbashkët është projekti më ambicioz i Evropës për të integruar shtetet, duke u dhënë atyre një vend në tryezat kryesore vendimmarrëse të Bashkimit Evropian.

Monedha kombëtare që Kroacia do të braktisë quhet kuna. Një nga tre aktet ligjore të miratuara të martën përcakton normën e shkëmbimit midis euros dhe kunës kroate në 7,53 kuna për 1 euro./VOA

 

Të fundit

Netanyahu: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Qeveria izraelite beson se shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë “të dyshimta”. Vlerësimi pesimist, në...

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale...

Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IMT

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë. Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë...

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Artani ka nevojë për ndihmën tonë

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti. Ai u diagnostikua me kancer në...

Disfata e 11 majit/ Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë

Pas disfatës së thellë më 11 maj, aleati i Sali Berishës, Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kthejë gishtin nga vetja. “Opozita në çdo...

Lajme të tjera

Web TV