“Inter: Dybala xhevahiri im”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Humbja e ekipit Spanjoll të femrave dhe zërat e fundit në merkato janë në fokus të mediave më të njohura sportive për ditën e sotme.

Më poshtë ndjekim disa prej tyre:

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar “Inter: Dybala xhevahiri im”, duke u fokusuar tek ylli argjentinas, i cili pret telefonatën nga Inter.

“Si një Juve e vërtetë” është titulli i “Corriere dello Sport”. Me transferimet e reja, ekipi bardhezi duket totalisht i shndërruar dhe gati për te fituar.

“Raphinha, e kryer” ka shkruar katalanasja “Mundo Deportivo”. Sulmuesi Brazilian ka vendosur për të ardhmen e tij dhe duket se e sheh atë në Barcelonë.

E përditshmja spanjolle “MARCA” ka vendosur si titull “Një fund në horizont”, pas disfatës së kombëtares së Spanjës për femra ndaj Gjermanisë me rezultat 0-2.

Edhe gazeta madrilene “AS” është fokusuar tek humbja e Spanjës dhe ka shkruar “Pa fat dhe pa gol”.

“Tjetër Juve me Pogba dhe Di Maria” është titulli i torinezes “Tuttosport”.

“Raphinha, i nënshkruar” ka shkruar “SPORT”, e cila e konsideron transferimin si diçka të kryer.

“Quotidiano sportivo” e konsideron të mbyllur transferimin e De Ketelaere nga skuadra e Milan. Ajo ka vendosur si titull kryesor në faqen e parë “Një përforcim për djallin”.