Mbrojti me armë statujën e Skënderbeut/ Shqiptari në Shkup rrezikon 5 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Isuf Koka, shqiptari që qëlloi me armë zjarri në ajër për të mbrojtur hotelin e tij në Shkup, si dhe bustin e Skëndërbeut rrezikon 5 vite burg.

Koka do qëndrojë në paraburgim deri në procesin gjyqësor, ndërsa rrezikon deri në 5 vite burg për shkak të akuzës për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në total, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka ngritur akuzë kundër 12 protestuesve që kanë lënduar policë dhe kanë shkatërruar institucione publike.

Babai i tij disa ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do e dëmtonin atë.

Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.

Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar kreun e opozitës, Hristijan Mickovski në lidhje me akuzat./Euronews.

Të fundit

Rama fut në ‘shkollë verore’ gjeneratën e re të deputetëve socialistë

Vendimi i Partisë Socialiste për të rifreskuar ndjeshëm grupin parlamentar me figura të reja, pa histori politike të mëparshme,...

VIDEO/ Dhori Kule flet pas daljes nga SPAK: Ishte një problem i thjeshtë

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut. Kule deklaroi se është thirrur për rolin që ka pasur si anëtar...

Ngjitja në Everest/ Sa kushton për të “pushtuar” majën e botës?

Ngjitja e Everestit mbetet një ëndërr për mijëra alpinistë në mbarë botën. Edicioni i vitit 2025 zbulon çmimet, rreziqet dhe detajet për ata që...

Dështimi i 30-të për konstituim, përsëritet skenari i LVV-së në Kuvend

Ka dështuar sërish, për herë të 30 tashmë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Nga 93 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 52 deputetë votuan...

Shkodër/Nëna kallëzon në polici: Vajza 17 vjeçe ka ikur nga banesa

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Shkodër, ku një nënë ka kallëzuar në polici zhdukjen e vajzës së saj të mitur. Sipas njoftimit zyrtar nga...

Lajme të tjera

Web TV