Twitter padit Musk: Mendon se është ndryshe nga të tjerët dhe mund të ndryshojë mendje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Twitter po padit miliarderin Elon Musk pasi kërkon ta detyrojë të blejë firmën dhe ka nisur një betejë ligjore me njeriun më të pasur në botë. Kjo erdhi pasi Musk njoftoi të premten se nuk do të bënte pagesën prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

Në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë detyrimet e tij ndaj Twitter dhe hisedarëve të kompanisë sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar nuk i shërben interesave të tij personale”.

Tani Twitter ka kërkuar nga një gjykatë në Delaware që të urdhërojë Musk të përfundojë pagesën për aksionet e Twitter.

“Pasi organizoi një spektakël publik për të vënë në lojë Twitter-in, dhe duke propozuar dhe më pas nënshkruar një marrëveshje me shitësin, Musk mesa duket beson se ai ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit të kontratës së Delaware-it – është i lirë të ndryshojë mendje. Këto veprime shpërbëjnë kompaninë, prishin operacionet e saj, shkatërrojnë vlerën e aksionerëve”, thuhet në padi.

Padia vazhdoi duke akuzuar Musk për “një listë të gjatë” të shkeljeve të marrëveshjes së bashkimit. Kryetari i Twitter, Bret Taylor, postoi në Twitter se Elon Musk do të mbante përgjegjësi për detyrimet e tij konraktuale. Musk shkroi në Twitter të martën: “Oh ironia lol”. Në padi shtohej se Musk ishte tërhequr nga marrëveshja sepse ajo nuk i shërben më interesave të tij personale.

Të fundit

“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë

Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel. Referuar episodit të...

U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Levian Goga, emigranti shqiptar që javën e kaluar i kthye ‘heroi i ngjarjes’ në lumin Arahthos në Greqi duke shpëtuar dy fëmijë të moshave...

14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga nisja e sulmeve

Irani ka humbur një tjetër person të profilit të lartë në sektorin e tij bërthamor pas sulmeve izraelite. Agjencia e lajmeve ISNA e Iranit...

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë...

Ylli i Milanit nuk i përgjigjet ftesës së kombëtares, probleme direkte me trajnerin

Ka patur përplasje midis sulmuesit të Milanit, Christian Pulisic, dhe trajnerit të SHBA, Mauricio Pochettino. Vendimi i lojtarit të Milanit për të mos iu...

Lajme të tjera

Web TV