Çudira nga Selaniku/ Shqiptari dënohet me burg për vjedhjen e 7 “byrekëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 60-vjeçar shqiptar është dënuar me katër muaj e dhjetë ditë burg në Greqi pasi akuzohet për vjedhjen e shtatë byrekëve të ëmbël në një supermarket. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar në një supermarket në Lagadas, Selanik. Shqiptari thuhet se ka vjedhur 7 byrekë të ëmbël me vlerë totale 15.26 euro, nga të cilat njërën e futu poshtë rrobave dhe pjesën tjetër në një çantë.

Një punonjës i biznesit kishte njoftuar policinë dhe në vendngjarje shkuan dy policë. Kur policia ka mbërritur në supermarket 60-vjeçari me origjinë nga Shqipëria nuk ka pranuar të kontrollohet duke thënë gjëra të pakuptueshme.

Avokati i 60-vjeçarit tha se vjedhja e tij është kryer pa vetëdije të plotë pasi përmendi një problem që i kishte ndodhur vitet e fundit në kokën e tij. Ky pretendim është konfirmuar nga i afërmi i tij dhe punëdhënësi i tij, të cilët janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve. Ata deklaruan se i akuzuari ka punuar për më shumë se 25 vjet në një fabrikë djathi, nuk ka shkaktuar asnjëherë probleme për policinë dhe është paguar në mënyrë të kënaqshme.

Shqiptari gjatë kërkimit të faljes tha se ai kishte ndërmend t’i paguante byrekët. Në gjykatë ai u shpall fajtor por pasi apeloi vendimin 60-vjeçari u la i lirë.

Të fundit

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV