Mega ofertë nga Arabia Saudite për Ronaldon

Arabia Saudite provon sërish për Cristiano Ronaldon. Një vit më parë CR7 refuzoi të largohej nga futbolli europian, por tani sipas CNN Portugal, një klub nga Lindja e Mesme do të kishte bërë një mega propozim: 30 milionë euro për Manchester United, si dhe një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 250 milionë për lojtarin.

Ronaldo në fillim të korrikut i kërkoi United që ta linte të largohej në rast se do të vinte një ofertë e kënaqshme dhe CR7 humbi turneun parasezonal të klubit në Tajlandë për “arsye personale”. United po përpiqet ta bindë atë, menaxheri i ri Erik ten Hag përsëriti në një konferencë për shtyp në Bangkok se portugezi mbetet në planet e tij për sezonin e ardhshëm: “Mezi pres të punoj me të. E kam lexuar por ajo që them është se Cristiano nuk shitet, është në planet tona dhe duam të fitojmë bashkë”. – ishin fjalët e tij

Për shtypin portugez, mega oferta arabe tashmë është refuzuar nga CR7. Sipas të afërmve të tij, Ronaldo do të ishte i gatshëm të luante edhe një sezon në një klub gjigant në Europë, përpara se të bënte zgjedhje të tjera.