Von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut: Nëse miratoni “propozimin francez”…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur sot debati për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Deputetëve të Maqedonisë së Veriut po u drejtohet aktualisht me një fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Presidentja e KE-së, ka dalë në seancën plenare ku ka thënë se nëse Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez, javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë kanë bërë thirrje për miratimin e propozimit, si mundësi e vetme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por edhe për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë vend dhe më gjerë. Jashtë sallës së Kuvendit janë marrë masa të forta sigurie pasi protesta janë organizuar nga kundërshtuesit e propozimit francez, protesta në të cilat ditët e kaluara ka pasur edhe akte dhune.

Kujtojmë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, prej kohësh, kanë mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që kanë bllokuar integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Franca ka dalë me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët. Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por jo opozita.

Miratimi i propozimit në Kuvend do të nënkuptonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, ndërsa kapitujt e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE do të nisnin vetëm pas ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Pika e propozimit që ka nxitur më së shumti debat, është ajo e gjuhës maqedonase, e cila kontestohet nga Sofja, me pretendimin se para vitit 1945 ajo ka pasur “rrënjë bullgare”, sikurse edhe e kaluara e shumë figurave historike, identiteti i të cilave pretendohet nga të dyja shtetet.

Lexo edhe :  Mashtrime me subvencionet në bujqësi, BE gjobit Greqinë me 400 mln euro

 

Të fundit

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit Agasi

Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, sot në mëngjes kanë zbatuar...

Përballja PS-PD në Strasburg/ Beleri s’humb rastin, ‘qan hallin’ e Metës në burg

Në ditën e dytë të përballjes në komitetin e stabilizim asociimit BE-Shqipëri, formacionit të opozitës i erdhi në ndihmë edhe ish-kandidati i saj tashmë...

Qeveria e SHBA verifikon studentët e huaj në rrjetet sociale

Muajin e kaluar, lajmi shkaktoi trazira: SHBA ndaluan të gjitha takimet për viza për studentët ndërkombëtarë dhe pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit. Tani, këto...

Rinumërimi në Tiranë/ Ankohet Agron Shehaj: Na rrëmbyen votat në dy kuti!

Në një nga qendrat e rinumërimit të votave në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procesin, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, ka akuzuar Partinë...

Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me gazetarët jashtë Spitalit Soroka në Beersheba, i cili u godit më parë nga një raketë iraniane. Duke folur për...

Lajme të tjera

Web TV